Gjenden në Bahamas anijet e mbytura të Piratëve të Karaibeve, atyre të vërtetëve. Për herë të parë ne historinë e arkeologjisë detare një ekspeditë ndërkombëtare është shytur në portin Nassau, duke gjetur prova të anijeve pirate të zhdukura në thellësitë e detit në ishullin New Providence.
Mes viteve 1690-172 kjo zonë ka qenë streha e piratëve legjendarë që frymëzuan edhe sagën e famshme hollywoodiane Piratët e Karaibeve, përfshirë edhe Edwart Teach, ose Barbanera, apo John Rackam, pra Jack, që interpretohet nga Johnyy Deep.
Periudha historike mes shekujve XVII-XVIII konsiderohet edhe si epoka e artë e piraterisë në Detin e Karaibeve, pasi kishte trafik të lartë detar si rrjedhojë e kolonializimit evropian.
Janë zbuluar 6 relike, ndër të cilat edhe një varkë druri e karbonizuar, e mbushur me gurë, një top në hekur, 25 gjyle për gjuajtje, shpata e të tjera sende epokale.
Arkeologët shpjegojnë se djegia e anijeve dhe mbushja e tyre me gurë ishte teknike që piratët përdornin shumë shpesh për të fshehur gjurmët nga autoritetet./mxh
