Në Shqipëri jetohet, por jo me dinjitet/ “Tregtarët abuzojnë me çmimet e importeve…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoçi foli sot në Report Tv, lidhur me të ardhurat që i nevojiten një qytetari për të jetuar në Shqipëri. Fillimisht Kortoçi u ndal tek çmimet e larta në Shqipëri si pasojë edhe e abuzimit të importuesve të produkteve dhe mallrave ushqimorë, që janë shumë më shtrenjtë se nga vendet ku importohen.

‘Kur flasim për produktet e importit flasim për kosto plus. Kjo është arsye themeltare që një produkt është më shtrenjtë kur importohet. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Kompanitë që prodhojnë një produkt subvencionohet nga shteti që kur ta shesin të jetë sa kosto. Në produktet shqiptare, merret në krahasim një produktet në Itali. Më ka ndodhur që në Shqipëri e blej me dyfishin e çmimit sa në Itali. Ka të bëjë dhe pjesa e abuzimit’, tha ekspertja për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Përveç ndërhyrjes së tregtarit në mënyrë abuzive, Kortoçi shikon edhe cilësinë e dobët të mallrave të importit krahasuar me të njëjta produkte që shiten jashtë.

‘Tregtari ndërhyn në mënyrë abuzive. Por edhe i njëjti kategori produkti ka cilësi të ndryshme. Ky është dëmi i dytë ndaj konsumatorit. Jo vetëm çmimi por edhe cilësia e ndryshme. Këtu duhet të jetë roli i shtetit, roli i rregullatorit.’

Nuk duhet të bëhet fjalë sipas saj se me sa para duhet që një person të jetojë në Shqipëri, por me sa para mund të jetë me dinjitet.

‘Edhe analiza e BB, qoftë e institucione të ndryshme si Avokati i Popullit, për një qytetar është llogarita në këtë kufi 20 mijë lekë. Por flasim për nivelin bazik. Edhe vetë BB ka llogaritur një vlerë për një varfëri relative. Në këtë nivel, janë këto nivele. Nuk shtrohet pyetja a jeton me 20 mijë lekë? Por a ka jetë dinjitoze. Deri në voton 2021, për një qytetar ishte 40 mijë lekë. Për një familje është dyfishi. Mund të jetosh por jo me dinjitet. Ne e kemi jetuar çdo të thotë të jetosh me pak para. Në gjithë analizat e raporteve ndërkombëtare theksi vendoset tek të jetuarit me dinjitet.’/    S,M

Të fundit

Cilat ushqime ulin rrezikun e depresionit dhe Alzheimerit?

Një studim i fundit thekson rëndësinë e dietës në reduktimin e rrezikut të depresionit dhe sëmundjes Alzheimer. Studimi tregon se...

I dyshuar për krime lufte, arrestohet në Shkup një person

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të shtunën se një person është arrestuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për...

Zbulohet teksti i këngës që Gjesti i dedikoi ish-partneres së tij

Dy ditë më parë, gjatë sfidës që “Vëllai i Madh” u dha banorëve për t’i shkruar një letër personit të zemrës, duket se Gjesti...

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Laç-Mamurras, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras, prane Fushë Gjormit. Automjeti është përfshirë nga flakët në pjeset motorike, ndërsa drejtuesi ka dalë menjëherë...

Efektet e antibiotikëve natyralë

Që kur u shikën antibiotikët në vitet 1940, përdorimi i atyre natyralë ra ndjeshëm. Të paktën deri në kohën kur një studim ka treguar ...

Lajme të tjera

Web TV