Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po shqyrton përdorimin e tyre në një mënyrë tjetër nga ajo që ishte planifikuar më parë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar rishikimin e “modelit të saj të Shqipërisë” për dëbimin e shpejtë të refugjatëve pas disa humbjeve në gjykata. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi në parlament informacionet se emigrantët, kërkesat për azil të cilëve tashmë janë refuzuar në tokën italiane, mund të akomodohen në të ardhmen në kampet shqiptare.

Aktualisht edhe kampi i Shëngjinit dhe ai i Gjadërit janë bosh. Që nga hapja e tyre në vjeshtë, janë mbajtur atje vetëm për disa ditë meshkuj të ndaluar në det nga roja bregdetare italiane, kur ata po përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

Planet janë ndërprerë tashmë tre herë nga gjykatat

Në fakt, në Shqipëri, e cila nuk është anëtare e BE-së, zyrtarët italianë duhet të vendosin shpejt për kërkesat për azil dhe më pas t’i dëbojnë aplikuesit. Megjithatë, modeli nuk ka funksionuar deri tani.

Ndërkohë në Itali ka një mosmarrëveshje të fortë mes qeverisë dhe drejtësisë. Në thelb, konflikti ka të bëjë me çështjen se kush mund të përcaktojë nëse një shtet tjetër është një vend i sigurt origjine. Për kampet, qeveria italiane lejon vetëm zgjedhjen e burrave të rritur që, sipas saj, vijnë nga vende të sigurta të origjinës. Gratë dhe fëmijët nuk dërgohen atje.

Drejtësia në Romë i ka bllokuar planet e qeverisë tre herë që nga tetori. Si pasojë, 66 personat, që u mbajtën të ndaluar në Shqipëri u desh të transferohen në Itali. Më 25 shkurt, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) do të merret me këtë model për herë të parë. Ende nuk ka një datë për vendimin.

Lexo edhe :  Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Tani Piantedosi ka konfirmuar për herë të parë në Dhomën e Deputetëve se qeveria po punon për “zgjidhje për tejkalimin e pengesave të dala deri tani”. Në kampe ekziston mundësia edhe për “arrest para dëbimit”. Megjithatë, në Shqipëri ka rezistencë ndaj ideve të tilla.

Kostot mbi 650 milionë euro

Kostot e ndërtimit dhe funksionimit të kampeve vlerësohen në më shumë se 650 milionë euro. Në parim në kampe ka vend për më shumë se 1200 emigrantë. Italia është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që operon kampe të tilla jashtë BE-së. Megjithatë, qeveritë e tjera evropiane po i vëzhgojnë nga afër planet.

Italia është një nga vendet më të prekura nga lëvizja migratore në të gjithë Mesdheun. Vitin e kaluar, u regjistruan rreth 66.500 të ardhur të rinj, më pak se gjysma e numrit të pritur në 2023. Në udhëtimin e rrezikshëm herë pas here vdesin njerëz./DW/       S,M

Të fundit

Marrëveshja për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor

Në pritje të marrjes së një zgjidhje ligjore nga ana e drejtësisë, kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit, duket se...

Paratë e lobimit, ende mister/ Berisha tregon formën por jo shifrën: Janë të kristalta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetaret nëse do ta publikojë kontratën LaCivita dhe përgjigja e tij ka qenë po. Ai ka...

Meta nga qelia: Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit flet për situatën aktuale të...

Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë!

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij sulmoi drejtësinë. Në një postim në Facebook, Basha akuzon...

Dumani takim zyrtar me Celibashin: Do të godasim krimin zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lajme të tjera

Web TV