“Kryeministri s’është mirë nga mendtë e kokës”/ Spiropali ‘kërcënon’ Dogjanin: Mos guxoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.

Dogjani u ndal tek ngjarja e rëndë në Gjirokastër, duke thënë se një 17-vjeçare u vetëvra për shkak të fajit të shtetit, pasi bullizohej, se nuk kishte mundësi të blinte një fustan si shoqet e saj.

Ai më tej tha se “vetë bashkëpunëtori i Ramës ka thënë se kryeministri sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit”. Spiropali i tha Dogjanit se nuk mund të përdorte fyerje në foltoren e Kuvendit. Ndërsa, Dogjani iu kthye se duhet të mos fliste ditën e sotme.

Asllan Dogjani: Një 17-vjeçare në Gjirokastër u vetëvar, sepse bullizohej nga shokët e shoqet e klasës. 17-vjeçaren e vrau Edi Rama se e la të varfër, sepse e la të pamundur të vishte një fustan, e vrau shteti se nuk kishte mundësi të vishej si shoqet e veta.

Jeni të pashpirt. Mendoni se çfarë dhimbje kanë prindërit e kësaj 17-vjeçareje sepse psikologët e shkollës nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë ngjarje të rëndë. Nuk bëtë gjë as për 14-vjeçarin Martin Canin, duke lënë prindërit në dhimbje të madhe.

Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka.

Elisa Spiropali: Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje.

Asllan Dogjani: Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj.

Elisa Spriopali: Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë./   S,M

Të fundit

“Pazare” për Presidentin e ri?/ Qeveria e re në Kosovë do gjedhë pasuesin e Vjosa Osmanit

Problemet me sistemin e numërimit të votave janë duke shkaktuar vonesa në nxjerrjen e rezultateve për kandidatët për deputetë...

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro mbështetje për Veliajn: Ju tregoj Erionin që unë njoh

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një lider transformues që...

Gjyqi për zhdukjen e Jan Pregnës, Dritan Rexhepi flet në seancë: Do jua faktoj me prova!

Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës, ka mohuar të ketë njohje me një nga të bashkëpandehurit e tij, Gentian...

KQZ: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka parashikuar të enjten se procesi i numërimit të të gjitha votave për kandidatë për...

​Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit

Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49 milionë, shifër...

Lajme të tjera

Web TV