Djali i Elon Musk në Zyrën Ovale të Trump, vogëlushi merr vëmendjen në Shtëpinë e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk, miliarderi i njohur i teknologjisë, së fundmi mori pjesë dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku u shoqërua nga djali i tij 4-vjeçar, X Æ A-Xii. Gjatë këtij takimi me Presidentin Donald Trump, përpara nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv për të reduktuar fuqinë punëtore federale, X solli një atmosferë të gjallë në një ngjarje serioze.

Musk, i cili drejton Departamentin e Efiçencës Qeveritare, dhe djali i tij qëndruan pranë Presidentit Trump në Zyrën Ovale gjatë fotografive zyrtare. Musk ishte veshur me një xhaketë të zezë mbi një bluzë, ndërsa X kishte veshur pantallona të zeza, një triko dhe një pallto ngjyrë deveje.

Pavarësisht pranisë së presidentit, X tregoi sjellje lozonjare, duke bërë fytyra qesharake, duke u shtrirë në tokë dhe duke u ngjitur mbi supet e babait të tij. Presidenti Trump dukej në humor të mirë, duke qeshur dhe biseduar rreth veprimeve të vogëlushit.

Kjo nuk është hera e parë që X takon kreun e shtetit. Musk e kishte marrë me vete atë edhe në festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago, ku CEO-ja u pa duke kërcyer me djalin e tij mbi supe.

 

Pavarësisht pranisë së presidentit, X tregoi sjellje lozonjare, duke bërë fytyra qesharake, duke u shtrirë në tokë dhe duke u ngjitur mbi supet e babait të tij. Presidenti Trump dukej në humor të mirë, duke qeshur dhe biseduar rreth veprimeve të vogëlushit.

Kjo nuk është hera e parë që X takon kreun e shtetit. Musk e kishte marrë me vete atë edhe në festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago, ku CEO-ja u pa duke kërcyer me djalin e tij mbisupe.

Lexo edhe :  “NATO duhet të jetë një forcë vdekjeprurëse”, shefi i Pentagonit zbret në Europë

Ndërsa Musk është baba i 12 fëmijëve, ai rrallëherë shfaqet në publik me ta./kb

 

Të fundit

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Autoritetet maqedonase arrestojnë një shtetas nga Kosova, me kërkesë të Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se e ka arrestuar një shtetas nga Kosova, në...

Lajme të tjera

Web TV