Botafogo “josh” Sylvinhon, trajneri brazilian ëndërron rikthimin në vendlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botafogo humbi dje ndeshjen e radhës kundër Flamengos dhe ky nuk është shqetësim për Kombëtaren shqiptare, por shqetësim është që pas kësaj humbjeje, klubi i Botafogos po kërkon një trajner të ri për të drejtuar skuadrën në këtë sezon dhe këtu gjithçka lidhet me Sylvinhon, trajnerin e ekipit tonë kombëtar.

Pavarësisht se kontrata e tij është deri ne fund të këtij viti, Silvinjo nuk është “lënë rehat” nga vendi i tij. Sipas “RTI Esporte”, raportohet se Botafogo, pas bisedave me Mancinin dhe Titen, është interesuar edhe për Sylvinhon. Siç bëhet e ditur nga Brazili, presidenti amerikan i klubit John Textor ka folur në një videokonferencë me Sylvinhon ditën e martë në lidhje me një kalim të mundshëm në Brazil.

Megjithatë, edhe pse janë disa kandidatë, Sylvinho ka profilin e dëshiruar nga presidenti i Botafogos: kokëfortë, studioz dhe një menaxher i mirë grupi. Për më tepër, trajneri është i orientuar drejt detajeve, i rreptë në fushë dhe adhurues i futbollit të bukur”, shkruan e njëjta media.

Sylvinho ka refuzuar të përgjigjet deri në këto momente dhe biseda e tij në video me presidentin e Botafogos, (sipas mediave braziliane), mbetet sekret. Nuk dihet nëse trajneri që është në kontratë deri në fund të këtij viti me Kombëtaren shqiptare, i ka mbyllur dyert klubit brazilian apo po merr kohën e duhur për të menduar edhe një largim të mundshëm pa filluar fushata kualifikuese e Botërorit. Të paktën deri tani, Sylvinho nuk ka sqaruar asgjë./ D.C

Të fundit

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Lajme të tjera

Web TV