15 Shkurt 1933/ Franklin Roosevelt, presidenti amerikan i shpëton një atentati në Majami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një murator i papunë, i quajtur Giuseppe Zangara, tenton të vrasë presidentin e sapo-zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ai sapo kishte mbaruar një fjalim në Majami, kur nga pjesa e pasme e makinës së tij të hapur, Zangara qëlloi gjashtë here me armë. Pesë njereëz u plagosën, por presidenti nuk mori asnjë plagë. Ndërkohë kryebashkiaku i Çikagos, Anton Cermak, pjesëmarrës në aktivitet, u plagos për vdekje.

Disa burra e sulmuan atentatorin, dhe mund ta kishin rrahur deri në vdekje, nëse nuk do të kishte ndërhyrë vetë Roosevelt, duke për t’iu thënë atyre ta linin drejtësinë në dorën e autoriteteve përkatëse. Zangara pretendoi më vonë se nuk e urrente personalisht Roosevelt, por të gjithë zyrtarët, dhe cilindo që ishte i pasur.

Veprimi ekstrem i Zangaras, reflektonte zemërimin dhe frustrimin e ndjerë nga shumë amerikanë, gjatë Depresionit të Madh. Në kohën e atentatit, Roosevelt ishte ende vetëm president i zgjedhur, dhe akoma nuk ishte betuar. Raporte të pabazuara, pretenduan më vonë se objektivi i vërtetë i Zangara ishte Cermak, duke lënë të kuptohej lidhjen e Zangaras me krimin e organizuar në Çikago. Atenatori u dënua fillimisht për vrasje në tentativë me 80 vjet burg, por kur Cermak vdiq pak ditë më vonë nga plagët, Zangara u dënua me vdekje. Ai vdiq në karrigen elektrike më 5 mars 1933.

Kalendar

15 Shkurt 1909 – Një zjarr i madh në Teatrin Flores Akapulko  të Meksikës, i merr jetën 250 njerëzve.

15 Shkurt 1989 – Lufta Sovjeto-Afgane :Bashkimi Sovjetik njofton zyrtarisht, se të gjitha trupat e tij janë larguar nga Afganistani.

15 Shkurt 1991 – Udhëheqësit e Çekosllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë, nënshkruajnë Marrëveshjen e Vishegradit, për të garantuar bashkëpunimin në lëvizjen drejt sistemeve të tregut të lire.

Lexo edhe :  Nazistët arrestojnë udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës “Trëndafili i Bardhë”

15 Shkurt 2003 – Në mbi 600 qytete në mbarë botën, zhvillohen protesta kundër luftës në Irak. Është vlerësuar se gati 30 milionë njerëz morën pjesë në to, duke e bërë këtë demonstratën më të madhe të paqes në histori.

15 Shkurt 2012 – Treqind e gjashtëdhjetë njerëz, vdesin në një zjarr në një burg të Hondurasit në qytetin e Çomajagas.

15 Shkurt 2013 – Një meteor shpërthen mbi Çeljabinsk të Rusisë, duke plagosur mbi 1.500 njerëz.

 

 

Të fundit

Kokalari: Chris LaCivita nuk është MAGA dhe nuk mund të sjellë MAGA-n në Shqipëri

Evi Kokalari ka reaguar mbi artikullin e ‘NY Times’, ku kanë folur Chris LaCivita dhe Berisha. Personi që do të...

Dëshiron të vdesë në planetin Mars?! Habit Elon Musk me deklaratën e fundit…

Në një intervistë të fundit me Sean Hannity të Fox News, Presidenti Donald Trump dhe Elon Musk diskutuan mbi marrëdhënien e tyre dhe planet...

Bullizimi rrezik për vetëvrasje, problemet sociale të të rinjve në Korçë

Talljet dhe denigrimi mes të rinjve vitet e fundit janë kthyer në probleme të mprehta në shkolla, që në shumë raste kanë shkaktuar situata...

2025 vit i mbushur me aksidente ajrore/Sa është bilanci tragjik i regjistruar në një muaj

Një bilanc tragjik është shënuar në vitin 2025 sa i përket aksidenteve ajrore vetëm. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka raportuar 87 aksidente aviacioni...

Mollë jeshile apo e kuqe?/ Zbuloni përfitimet e tyre për shëndetin

Shpesh lind pyetja: duhet të preferojmë mollët jeshile apo të kuqe? “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, thotë shprehja e vjetër, por çfarë...

Lajme të tjera

Web TV