Balluku thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, rikujtoi gjithashtu edhe hapjen e thirrjes së dytë për abonentët familjarë, të cilët kanë interes për të vendosur panele diellore për ngrohjen e ujit.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, të cilat do të subvencionohen në masën 70% nga qeveria.

Zëvendëskryeministrja Balluku, tha se këto ndërhyrje për nënstacionin elektrik Tirana 1,ofrojnë garantojnë ndër të tjera edhe performancën për kompaninë.

Viti 2024 shënoi një rekord përsa i takon humbjeve teknike në rrjet, u shpreh Zv. Kryeministrja Balluku, dhe i kemi vënë një target vetes tonë që vitin e ardhshëm ta ulim edhe më tej dëmet në humbje duke rritur kapacitetet dhe investimet.

“Kemi tre vite që po ecin shumë shpejt për të shkuar në nivel që kemi parashikuar në strategjinë tonë Kombëtare për Qëndrueshmërinë energjetikë në vend. Ë gjitha nënstacionet që po fuqizohen, rikonstruktohen apo po ndërtohen të reja, padyshim kontribuojnë pa dyshim në rritjen e cilësisë të ofrimit të shërbimit të shpërndarjes së energjisë në të gjithë vendin tonë, por i shërben dhe qëllimit për të ulur humbjet në rrjet. Sepse ulja e humbjeve teknik është jo vetëm kursim parash të cilat shkojnë më pas në uljen e çmimit ashtu sikurse kemi bërë duke e nisur nga 1 shkurti.”-u shpreh Balluku.

Zv. Kryeministrja përfitoi nga rasti dhe bëri një kujtesë për të gjithë qytetarët që janë të interesuar pasi është hapur thirrja e dytë për të aplikuar për panele diellore të cilat shërbejnë për ngrohjen e ujit nga tarracat e shtëpive duke ulur faturën mujore elektrike nga 20 deri 30 %.

Lexo edhe :  Floriana Garo shpërndan fotot: Takim i mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari

Sipas saj, thirrja e parë rezultoi e suksesshme dhe rreth 1980 familje në të gjithë vendin kanë të instaluara në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit.

“Tashmë është çelur thirrja e dytë, një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem nga 20-30%”, deklaroi ajo.

Balluku tha se si aplikimi, edhe vendosja e panelit në banesë është një proces i thjeshtë.

Thirrja e dytë për aplikimin e subjekteve që dëshirojnë që të ofrojnë shërbimin e instalimit dhe panelet diellore për 2 mijë familje është hapur më 4 shkurt, ndërsa më 24 hapet aplikimi për abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore.

Janë të disponueshme 2000 njësi për t’u përdorur në këtë paketë të dytë, që do të thotë se do mund të përfitojnë 2 mijë familje.

Rikonstruksioni i Nënstacionit elektrik Tirana 1, përfundojnë rreth 1 vit para afatit të parashikuar duke garantuar furnizim cilësor me energji elektrike për rreth 25 mijë abonentë familjarë e biznese./   S,M

Të fundit

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Bashkimi Europian ka mbështetur krijimin e task-forcës së SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Ambasadori i BE-së në Tiranë,...

SHBA/ Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit: Dëbimet shumë të ngadalta

Donald Trump ka vijuar spastrimet brenda administratës së tij, duke shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), Caleb Vitello, të emëruar...

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 22 shkurt 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.3 lekë. Euro do blihet me 98.7...

Lajme të tjera

Web TV