“Paketa e Maleve”: KAS rrëzon Celibashin, e rikthen në Kuvend për miratim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi ditën e sotme që t’I hapi rrugë miratimit në Kuvend të nismës qeveritare “Paketa e Maleve”.

Për këtë vendim të KAS ka reaguar edhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se ky vendim konfirmon se propozimi i MEKI dhe i Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, është në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Ministri Blendi Gonxhja thekson se nisma ligjore e ndërmarrë nga MEKI për miratimin e këtij projektligji dhe zbatimin e tij, do të vijojë pa vonesa.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përshëndet vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vijimin e procedurave parlamentare në miratimin e projektligjit “Për Paketën e Maleve”!

Ky vendim konfirmon qartësisht se propozimi i MEKI dhe i Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, është në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nuk bie ndesh me legjislacionin e zbatueshëm në fuqi!

Jemi të lumtur që nisma ligjore e ndërmarrë nga MEKI për miratimin e këtij projektligji dhe zbatimin e tij, do të vijojë pa vonesa, duke garantuar qasje të qëndrueshme për zhvillimin dhe mbrojtjen e zonave malore, bazuar në standarde dhe praktika më të mira!”.

Kujtojmë që Celibashi në vendimmarrjen e tij konstatoi se nismat “prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale” dhe në këtë kontekst i kërkoi Kuvendit që të mos i shqyrtonte.

Por, Kuvendi e ankimoi menjëherë vendimin e Celibashit në KAS, ku shumica e anëtarëve argumentuan se vendimmarrja e Komisionerit është e pambështetur në ligj./    S,M

Të fundit

SHBA/ Trump shkarkon kreun e agjencisë së Emigracionit: Dëbimet shumë të ngadalta

Donald Trump ka vijuar spastrimet brenda administratës së tij, duke shkarkuar drejtorin e përkohshëm të Shërbimit të Emigracionit dhe...

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 22 shkurt 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.3 lekë. Euro do blihet me 98.7...

Nesër Gjermania voton për Bundestagun e ri, ja cilat janë risitë e procesit

Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgjedhjet janë të veçanta sepse testojnë për herë të parë reformën e kodit zgjedhor....

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e...

Lajme të tjera

Web TV