A po hetohet Yuri Kim në SHBA? Avokati zbardh detajet: Në DASH po diskutohen dy opsione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati shqiptaro-amerikan Peter Lumaj ka folur lidhur me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për të cilën u tha se ka nisur një hetim në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu për Kim u raportua se ishte larguar nga detyra.

Në emisionin “Breaking”,  Lumaj tha se Yuri Kim vijon të jetë në detyrë dhe nuk është nën hetim.

Ai tha se këto pretendime kanë dalë vetëm nga dy burime shqiptare ndërsa në SHBA as që nuk flitet për diçka të tillë.

Sipas Lumajt, tashmë në DASH po diskutohet nëse Kim do të qëndrojë apo të do largohet nga posti që ka mbajtur.

Janë vetëm dy burime që nuk janë zyrtare që tregojnë që Yuri Kim mund të jetë nën hetim në SHBA. Kjo nuk është e vërtetë. Të dy burimet janë shqiptare. Nëse kontakton Departamentin e Shtetit, ta japin informacionin si gazetar menjëherë. Nuk ekziston hetim i fshehtë.

Yuri Kim vazhdon të jetë në pozicionin që ka dhe po diskutohet nëse do të vazhdojë të jetë në këtë pozicion. Është në seksionin për Azinë dhe Europën. Nuk ekziston hetim dhe këto janë deklarata të bëra në rrjetet sociale”, u shpreh avokat Lumaj./   S,M

Të fundit

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e...

Spiralja e largimit të mjekëve, 40% e buzave të bardha duan të emigrojnë

Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se...

Temperatura deri në -5 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për sot, 22 shkurt 2025

Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites do të...

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik. Vështirësia...

Lajme të tjera

Web TV