Last Updated on 22/02/2025 by adminfjala
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të hershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja.
Tekniku gjerman mori ‘frenat’ e Barcelonës në muajin maj dhe deri më tani ka fituar 72# të ndeshjeve, me 27 fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje nga 37 ndeshje.
Blaugranat janë momentalisht në krye të La Ligas pas 24 ndeshjeve, duke lënë mbrapa Real Madridin falë golavarazhit.
Para çdo ndeshje, Barcelona e publikon listën e lojtarëve të ftuar dhe Flick nuk e bëri këtë për ndeshjen ndaj Sevillas.
Sipas “Relevo”, ai nuk e sheh si diçka të zakonshme këtë, por është pajtuar ta bëjë këtë pavarësisht se nuk i pëlqen.
Ka qenë e vështirë që të bindet Hansi Flick që të publikojë listën e lojtarëve të ftuar për një ndeshje. Ai nuk e kupton arsyen për këtë dhe as bujën që u krijua kur nuk i publikoi emrat e lojtarëve të ftuar ndaj Sevillas.
“Nga pikëpamja e tij, është Barça ajo që luan, jo një lojtar apo tjetër. Të gjithë lojtarët janë Barça dhe kjo është e gjitha”.
“Pas kësaj polemike, ai u bind që t’i rikthehej traditës dhe rutinës së futbollit dhe kjo çështje duket se është zgjidhur”, ka thënë gazetari Miguel Rico./ D.C