Last Updated on 23/02/2025 by adminfjala
Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 26-të.
Goli i Vlahovic në minutën e 12-të i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Thiago Mottas, që e shikon veten në vendin e katërt me 49 pikë, dy më shumë se Lazio e vendit të pestë.
Në duelin e radhës Juventusi do të presë Veronën në shtëpi./ D.C