Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit.

“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, shkroi Osmani në platformën X.

Aleanca CDU/CSU i fitoi zgjedhjet me 28.5 për qind të votave.

Udhëheqësi i saj, Merz, pritet të nisë tani bisedimet për të zgjedhur partnerin e koalicionit.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhje.
Tre vjet më parë, Merz është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Temë e atij takimi ishin integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, sipas një njoftimi të atëhershëm të Kryeministrisë së Kosovës.

Gjermania është ndër mbështetëset kryesore të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me mbi 260 ushtarë aktualisht, ajo është pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, që nga përfundimi i luftës më 1999.

Gjermania, po ashtu, është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Në këtë vend jeton edhe pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës./k.k.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me postin e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV