Kuvendi miraton ndryshimet ligjore, tregtarët detyrohen t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të martën edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, duke vendosur detyrimin për tregtarët me pakicë që të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit.

Ligji kërkon që tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, në mënyrë të qartë dhe të lexueshme, duke u mundësuar konsumatorëve krahasim më të lehtë me çmimet paraprake, si dhe me përditësime ditore për çdo ndryshim.

“Tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël që kryejnë tregti me pakicë, me shifrën 47 në përputhje me Klasifikimin Kombëtar të Veprimtarive, janë të detyruar të publikojnë në ueb-faqet e tyre, veçmas për çdo objekt të shitjes, çmimin aktual të shitjes, pra çmimin për njësi në momentin e publikimit të çdo produkti që ofrojnë për shitje”, thuhet në ligj.

Ligji do të zbatohet për marketet e mëdha zinxhirë, ndërsa mikrotregtarët dhe tregtarët individualë janë të përjashtuar nga ky detyrim.

“Si shumicë qeverisëse do të imponojmë detyrimin që të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të krijojnë një faqe interneti ku do të shënojnë çmimet e produkteve për secilën prej dyqaneve të tyre në baza ditore, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të ndëshkojë nëse nuk e bëjnë këtë”, deklaroi Bojan Stojanovski, kryetar i Komisionit dhe një nga propozuesit e ligjit.

Qeveria maqedonase argumenton se kjo masë do të forcojë konkurrencën dhe mund të ndikojë në uljen e çmimeve, sidomos në sektorin e produkteve ushqimore.

Ndryshimet ligjore parashikojnë gjoba për tregtarët që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat për kompetencat e inspektorëve shtetërorë të tregut.

Lexo edhe :  Plagosja e Elvis Halilajt në Kukës/ Vihet në pranga një 30-vjeçar

Ndërkohë, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nisur procedurë kundërvajtëse ndaj katër rrjeteve të mëdha të marketeve dhe një ode ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, duke i akuzuar për bashkërendim të çmimeve dhe bojkot ndaj furnitorëve me çmime të reja. Nëse shkelja konfirmohet, katër supermarketet mund të përballen me gjoba deri në 10 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, bazuar në nenin 59 të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ndryshe, nga 20 shkurti, mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë duhet të shiten me çmime më të ulëta, pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit dhe ngrirjen e çmimeve.

Sipas vendimit, për tetë produkte bazë, përfshirë bukën, miellin, vajin, vezët, marzha nuk duhet të kalojë mbi 5 për qind. Për 55 produkte të tjera, si mishi dhe produktet e konservuara, kufiri është 10 për qind, ndërsa për 39 produkte të tjera si fruta, perime dhe artikuj higjienikë, marzha lejohet deri në 15 për qind./ REL

Të fundit

7 planetë do të rreshtohen në qiell, ja kur pritet të ndodhë fenomeni i rrallë

Jo një, jo dy, por shtatë planetë do të rreshtohen në qiellin e natës këtë javë në një paradë...

‘Kërkoj falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës në OKB’/ Vuçiç: Ngatërrova votën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Serbia ka bërë një gabim duke votuar pro rezolutës evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Siç është raportuar, një marrëveshje për mineralet midis Ukrainës dhe SHBA-së është afër. Kievi vlerëson se rreth 5% e “lëndëve të para kritike” në botë...

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj...

Robotë në vend të njerëzve/ Banka më e madhe në Azi shkarkon nga puna 4 mijë persona

Banka më e madhe e Singaporit njoftoi shkurtimin e 4,000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme pasi inteligjenca artificiale është duke u...

Lajme të tjera

Web TV