”Investim strategjik jo politik”/Rama për MEGA: Çfarë i tha dhëndri i Trump për Sazanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e djeshme një intervistë për televizionin grek, MEGA, ku u pyet për një sërë çështjesh, përfshi edhe atë të dhënies me koncesion për investim strategjik të ishullit të Sazanit tek Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Kryeministri sqaroi se kjo nuk ishte vendimmarrje politike, por strategjike dhe ekonomike, që lidhet me zhvillimin e vendit, pasi edhe vetë shteti do të jetë aksioner dhe do përfitojë. Rama shpjegoi edhe se çfarë i tha dhëndri i Trump kur u dakordësua marrëveshja, para zgjedhjeve në Amerikë, duke sqaruar edhe se në atë kohë si ish-president ndodhej nën akuza.

“Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike”, tha Rama.

Rama foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë, integrimin e Shqipërisë në BE, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, figurën e kryepeshkopit Anastas dhe investimet strategjike.

Kryeminstri u pyet dhe për presidentin Trump rolin e tij në raport me Europën, luftën në Ukrainë si dhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Pjesë nga intervista për Jared Kushner dhe ishullin e Sazanit:

Pyetje: Kam dëgjuar që kemi dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të presidentit Trump?

Edi Rama: Janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Njëri tërësisht privat, tjetri së bashku me shtetin.

Pyetje: Është ishulli i Sazanit?

Edi Rama: Po, qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. I pari ka avancuar. Kanë marrë leje gjithçka e u takon atyre të ndërtojnë. E dyta është më e komplikuar. Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike.

Lexo edhe :  Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Nuk ka qenë asnjëherë se ai ishte dhëndri apo vajza e dikujt. Por ka të bëjë me investues amerikan me interes të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe me një punë shumë rigoroze.

Jared Kushner gjëja e parë që më tha:

‘Kryeministër çdo gjë, çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave. Dhe nëse ka diçka që mund të duket sikur nuk është shumë e qartë, në çdo aspekt më informo se duhet të jetë sipas rregullave’.

Dhe ka ndjekur rregullat në çdo hap të procesit./    S,M

Të fundit

Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, burg për dy tutoret

Gjykata e Sarandës vendosi masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara nga...

Ristani përgënjeshtron Berishën: Lajmi për zhdukjen e dosjeve dashakeq dhe i pavërtetë!

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot kryetarin e PD, Sali Berisha, lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë...

Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës, qeveria miraton fondin 402 mln lekë për shpronësimet

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes...

Basha nga Uashingtoni: Heqja e vizave me SHBA, zotimi ynë në 4 vitet e ardhshme

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në...

Masat për zyrtarët e ‘Bujqësorit’/ Pedagogu: Tenderat janë marrë me telefon nga lart!

Pedagogu Lush Susaj ka komentuar skandalin e fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 24 masa sigurie për...

Lajme të tjera

Web TV