“SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë po lëkundet..”
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur ditën e sotme në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, për punën e institucionit që ai drejton, duke bërë një panoramë të rezultateve të Prokurorisë së Posaçme.
Dumani thotë se SPAK ka kryer hetime të guximshme dhe se epoka e paprekshmërisë po lëkundet në vend.
“Referuar edhe materialit, konstatohet progres edhe nga SPAK. Ka treguar se është në gjendje në respektim të ligjit dhe kushtetutës të kryejë hetime të plota dhe tregojnë se pandëshkueshmëria po goditet dhe epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Epokës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.
Po kështu goditja e grupeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe krimeve të tjera. Si dhe besimi i partnerëve ndaj SPAK, me mbështetjen e anëtarëve të BE-së, Britaninë, Zvicrën, bashkëpunimi me këto vende është rritur. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të këtyre shteteve, i falënderoj për marrëdhëniet konstruktive, bashkëpunimin dhe vijimin.Marrëdhëniet me Interpol, Europol e Eurojust është forcuar, në goditjen e krimit të organizuar.
Po kështu goditja e krimit dhe korrupsioneve të zyrtarëve, sekuestrimi i aseteve financiare e të paluajtshme, përfshi edhe kriptovalutat, që i përdorin për blerje të ndryshme, si të kokainës edhe në pastrimin e parave.”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, në fjalën e tij pati edhe një mesazh për politiknët, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama, ku e bëri të qartë se faktorët e jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet që kryen Prokuroria e Posaçme .
‘Mesazhi është i qartë se krimi nuk mund të blejë dhe as shpërblejë. Kemi rritje të ndjeshme edhe të procedimit të veprës penale të pastrimit të parave. Lufta ndaj korrupsionit ndodhet në fazë të re. Besimi te reforma në drejtësi po rritet, qytetarët janë të ndërgjegjshëm se të gjithë vijnë pas ligjit, sfidat vazhdojnë. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, proceseve. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve.
E gjej këtë material shumë të dobishëm për institucionin tonë. Statistikat janë problematikë e trashëguar ndër vite, por nga muaji janar po aplikohet sistemi i menaxhimit të çështjeve, me statistika të plota, të qarta, që na ndihmojnë neve dhe të tjerët. Themi se e kemi hedhur një hap përpara, që të kemi statistika të qarta”., theksoi kreu i SPAK./ S,M