“Shqiptarët s’do shkojnë më për trajtim në Turqi” – Rama premton spitale të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Tiranë me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 të kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sistemi i shëndetësisë kur tha se ka një ndryshim radikal nga vite më parë, por premtoi se në 2030 sistemi do të jetë edhe me efikase, dhe se qytetarët nuk do të kenë nevojë për t’u drejtuar në shtete të tjera për trajtim.

“A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve”, tha Rama.

Më tej ai tha qeveria ka në plan për ndërtim të spitaleve të reja, me marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara.

“Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë dhe me Italinë dhe Emiratet e bashkuara, dhe nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu.

Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Rama iu drejtuar socialistëve duke u thënë se duhet të jenë krenar për sistemin e drejtësisë së re që sipas tij PS ka krijuar.

“Dua ta mbyll me një temë që lidhet me korrupsionin, nëse ka një arsye të parë të brendshme, se e para e të parave është se ne ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe e kemi bërë të barabartë në çdo tavolinë me çdo gjuhë të huaj, por nëse ka një arsye kryesore të brendshme që ju si socialistë duhet të ndiheni krenar, është lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia e re. Nëse nuk do ishte PS nuk do të kishte ndodhur”, tha Rama./K.K

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV