Dy salla në Parlament marrin emrat e politikanëve të ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi sot në nisje të Kuvendit se dy salla në Parlament do mbajnë emrat e politikanëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Të pranishëm në sallë ishin edhe familjarët e tyre.

“Në sallë janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit që i përshëndes përzemërsisht. Ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet të lartë, ishte kjo arsyeja e vendimit për të emërtuar këto dy salla me emrat e tyre”, u shpreh Spiropali.

Prej vitit 1997 e deri në vdekjen e tij në vitin 2021, Bashkim Fino ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij u shënua në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër i vendit. Ai ka mbajtur edhe disa poste ministrore. Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi.

Ndërsa Gerti Bogdani, u shua në moshën 44 vjeçare më 18 Shtator të vitit të shkuar. Bogdani lindi më 7 Korrik të vitit 1980 në Tiranë. Ai ishte baba i dy fëmijëve të ardhur nga martesa me aktivisten Edlira Çepani. I arsimuar jashtë vendit, u rikthye në Shqipëri dhe në vitin 2005 u përfshi në politikën aktive në radhët e Partisë Demokratike./   S,M

Të fundit

Vrasja në Shkodër, viktimë një 20-vjeçar. Policia: U qëllua me armë zjarri (EMRI)

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin...

‘U gënjyet sy për sy!/ Balla-Berishës: S’kishte faj ai që bënte 7×7, e paska nga babai!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të...

Basha përgënjeshtron Berishën/ Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë!

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave që sipas tij janë bërë nga “organizata e Sali Berishës” ("Syri.net") në lidhje me...

NËSE NUK MENDON SOT PËR VETEN, NESËR MUND TË JETË VONË!

Jetëgjatësia po rritet dhe shumë nga ne mund të jetojnë 20, 30 apo edhe 50 vite pas daljes në pension. Pyetja kryesore është: Me...

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me thikë në Shkodër. Detajet e para të ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se ka patur një konflikt mes 2 personave dhe njëri...

Lajme të tjera

Web TV