Flet nga Burgu, Erion Veliaj: Rama më emocionoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë nga burgu për Top Story, komentoi akuzat e ngritura ndaj tij duke anatemuar prokurorin e çështjes Ols Dado për konflikt interesi. Strategjia e mbrojtjes dhe mendimi për punët e bashkisë.

Për herë të parë që nga arrestimi i tij, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë të realizuar me shkrim nga qelia, ku ka folur për procesin e tij gjyqësor dhe për akuzat e ngritura ndaj tij. Në këtë intervistë, Veliaj ka vënë në dukje konfliktin e interesit të prokurorit Olsi Dado dhe mënyrën se si është trajtuar çështja e tij nga organet e drejtësisë.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës ka argumentuar se hetimet ndaj tij kanë qenë të njëanshme dhe të ndikuara politikisht, duke theksuar se dita e gjyqit përkoi me ditën kur nisi zyrtarisht hetimi kundër tij. Sipas Veliajt, prokurori ka vepruar në mënyrë të parregullt, duke e arrestuar bazuar në një kallëzim që ai e cilëson si të pavlefshëm dhe të mbushur me paqartësi ligjore.

Në vijim të deklaratave të tij, Veliaj ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme për përdorim selektiv të drejtësisë dhe për përpjekje për ta eliminuar politikisht. Ai ka ironizuar mënyrën se si është trajtuar rasti i tij, duke përmendur edhe ndërhyrjet e tjera politike që sipas tij kanë ndikuar në këtë proces.

Nëse prokurori Olsi Dado ishte në konflikt interesi për të të hetuar ty, pse zgjodhe derisa të përballeshit në sallën e gjyqit për t’ia thënë këtë konflikt? Mendove se do ta intimidoje në sallën e gjyqit? Ia plotësove kërkesën dhe mendove se kjo do të lehtësonte? Pse reagove vetëm në sallën e gjyqit?

Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit të hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer në atë ditë, prokurori shpenzoi një vit e gjysmë duke bërë “ca verifikime”; pra, një hile për të bërë hetim për Nesti Angonin – që nuk ekziston – pa e regjistruar kurrë emrin në regjistër.

Po të shikosh të ashtuquajturin kallëzim, që të ftoj ta gjesh e ta publikosh, do çuditet i madh e i vogël se në bazë të kësaj letre bakalli, kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend i ka kaluar e gjithë jeta e tij, nga rinia e deri më sot, jo në një skaner, por në një MRI. Po kështu, nga zelli i madh, prokurori ka shkelur ligjin, Kodin e Procedurës Penale dhe çdo normë tjetër ligjore, duke regjistruar hetimin dhe porositur arrestin në të njëjtën ditë.

Imagjino zellin e madh, kur ashtu siç njoftonin me sms e telefonata familjen time ditë të shtunë, po kështu vendosën burgosjen time në ditë të dielë. Pas shumë peripecive, brenda Prokurorisë së Posaçme, ku gjenden plot zonja e zotërinj me integritet dhe profesionalizëm, më në fund arritën të gjejnë një prokuror për të kryer ekzekutimin tim politik. Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit.

Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. etj. Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time?

Lexo edhe :  Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës! Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock!

Si u ndjeve kur Edi Rama mblodhi gjithë stafin e Bashkisë së Tiranës në shesh, një organizim që ti vetë nuk do ta kishe bërë kurrë?

U emocionova pa masë!

Kemi një bilanc të qartë. 7 fitore rresht në Bashkinë e Tiranës dhe nga mesjeta e kemi bërë Kryeqytet Europian të Rinisë në 2022, të Sportit në 2023, të Kulturës sot, Giro d’Italia e komuniteti politik Europian nesër. Unë nuk e di a mund të ketë një vlerësim më të madh se sa ai që Kryeministri i vendit të kujdeset për vijimin e punëve të pasionit e dashurisë së madhe të jetës sime – Tiranës.

Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë?

Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti – se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj. Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas.

Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende. Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë.

Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës.  Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes.

Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre. I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008.

Të fundit

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do...

Berisha sfidon Ramën: Dokumento shtrimin në spital të Agaçit, ka foto në kafene

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të vërtetuar se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nuk është larguar nga...

Punonjësit e CIA kërcënojnë Trump se do ua shesin sekretet shërbimeve të huaja

Pakënaqësia brenda Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), e shkaktuar nga politikat e zbatuara nga administrata e Donald Trump, kryesisht Departamenti i drejtuar...

Përse Sara dhe Dj PM nuk po bëjnë dasmën e shumëpërfolur?

Sara Berisha, pas disa spekulimeve për një dasmë të mundshme me DJ PM, ka sqaruar situatën në një deklaratë të fundit. Teksa ishte e...

FOTO/ Kjo është palestinezja, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Tiranë

Kjo është  Ryyan Aluan, palestinezja e cila u vra me thikë në Tiranë. Dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim dhe se këtë...

Lajme të tjera

Web TV