Shuhen shpresat e Metës, në burg para e pas zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë vendosi dje të lerë në qeli ish-presidentin Ilir Meta. Kërkesa e Metës për ndryshim të masës së sigurisë u rrëzua, çka nënkupton se tashmë i ka ezauruar të gjithë shkallët e qyqësorit duke ia shuar çdo shpresë se mund të dilte për të marrë pjesë në fushatën elektorale.

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke rrëzuar rekursin e tij dhe duke konfirmuar vendimin e marrë më herët nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Apeli i Posaçëm.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Medi Bici dhe Albana Boksi dhe Ilir Panda shqyrtoi kërkesën e Metës dhe të avokatëve të tij për të rrëzuar masën e arrestit, por në përfundim e la në fuqi vendimin e mëparshëm, duke e detyruar Metën të qëndrojë pas hekurave për një periudhë të pacaktuar.

Ky vendim vjen ndërsa ish-presidenti ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, kur u arrestua me urdhër të SPAK në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kthehej nga Kosova. Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi, e cila po ashtu është përballur me drejtësinë, por ndaj saj është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Reagimi i Metës

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Ilir Meta reagoi ashpër duke e cilësuar procesin si një “pengesë fiktive” dhe duke paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. “Ta bëjmë Shqipërinë madhështore përgjithmonë, ky është zotimi ynë. 11 maji është një ditë historike. Kaluam edhe një pengesë fiktive në Gjykatën e Lartë, që nuk ekziston, për të ecur sa më shpejt në Strasburg.

Lexo edhe :  Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë/ Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën

Do të fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Ramaformës,” deklaroi Meta pas vendimit. Meta ka qenë kritik i vazhdueshëm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ka akuzuar shumicën qeverisëse për ndikim politik mbi institucionet e drejtësisë. Ai e ka cilësuar arrestimin dhe hetimet ndaj tij si një përpjekje për ta larguar nga skena politike përpara zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë procesit në Gjykatën e Lartë, avokatët e Metës argumentuan se ndaj tij nuk ekzistonin kushtet ligjore për të caktuar masën e arrestit me burg.

Ata e cilësuan këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme që e rëndojnë Metën në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK. Sipas tyre, nuk ka asnjë rrezik që Meta të prishë provat ose të ndikojë në dëshmitarët, duke e bërë të pajustifikueshme mbajtjen e tij në paraburgim.

Mbrojtja pretendoi gjithashtu se masat ndaj Metës po përdoren si një mënyrë për të penguar aktivitetin e tij politik, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Partia e Lirisë synon të jetë një faktor kyç. Gjithsesi, Gjykata e Lartë nuk i mori parasysh këto argumente, duke e lënë në fuqi masën e sigurisë dhe duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët e tij.

Me vendimin e djeshëm, Ilir Meta duhet të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundimin e hetimeve dhe marrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar. Përveç rrëzimit të rekursit të Metës, Gjykata e Lartë vendosi gjithashtu të mos e pranojë kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryetarja e LSI dhe bashkëshortja e Metës është nën hetim për të njëjtat akuza dhe duhet të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve hetimore.

Të fundit

365 milionë euro për 17 km rrugë, shtyhet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi shtyrjen për herë të dytë të tenderit për dhënien me koncesion për ndërtimin...

Dhuna ndaj punonjësit të ‘Ilirian Guard’, policia nis hetimin ndaj 59-vjeçarit

Lidhur me rrahjen të një punonjësi të 'Ilirian Guard', me detyrë si roje pranë një institucioni në Vlorë, më datë 25 shkurt, policia ka...

Moti për fundjavën, si parashikohet të jenë dy ditët e para të Marsit

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si...

Mbështetësit e Veliajt protestouan para SPAK, AMP heton zv/drejtorin e Policisë

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherës shef i rendit në DVP Tiranë, Idris...

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ende nuk dihet arsyja pse deputeti është paraqitur në SPAK. lajm në perditesim..

Lajme të tjera

Web TV