Juristi Romeo Kara duke analizuar zhvillimet e fundit në vend, aksionet e SPAK, si edhe arrestimet në vend u shpreh se Prokuroria e Posaçme është në gjendje të “ecë me këmbët e veta”. Gjithashtu Juristi shtoi se në vijim pritet që të ketë aksione të reja, duke thënë se mund të ketë edhe arrestime të reja. “Faktet flasin vetë. Ikja e një pjesë e amerikane ia liroi edhe duart për të bërë disa arrestime që edhe mund të mos bëheshin. I ra poshtë retorike atyre që urojnë t’i ndodhë diçka SPAK.
Bashkëpunimi nuk është vetëm teknik, përkrahja politike ka qenë më e fortë këto ditë. Mendoj që prokurori Bani ka marrë edhe konfirmim që të vazhdojë drejt. Pavarësisht ndryshimeve që ka Amerika, kjo zonë ku ne jemi do të ketë gjithmonë vëmendje. Do të kemi aksione të reja të SPAK, do të kemi arrestime të reja. Zaret janë hedhur dhe SPAK është në gjendje të ecë edhe me këmbët e veta”, tha dje ndër të tjera Juristi / S,M