Nesër nis muaji shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Muaji i solidaritetit dhe unitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nisin nesër, më 1 mars, muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të vitit për ta, të cilën e kalojnë në përkushtim, lutje dhe bamirësi.

Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Dita e parë e Ramazanit është më 1 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:39, ndërsa iftari në orën 17:37. Dita e fundit e Ramazanit është më 29 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 30 mars.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj të bekuar, një mundësi për të rritur përkushtimin shpirtëror dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit.

“Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit”, shprehet Spahiu./  S,M

Të fundit

Evropa mes stabilitetit e populizmit, çfarë mësojmë nga zgjedhjet në Gjermani dhe Kosovë?

Arben Qirezi Fitorja e CDU-CSU-së në zgjedhjet gjermane (nëse 29% mund të quhet fitore) i dha Evropës një frymëmarrje më...

“Nisma Shqipëria bëhet”, Shabani dhe Lapaj zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor

Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor, së bashku me Lidhjen për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë. Me moton “Shqipëria mbi partinë” dhe...

Dhuna në “Sintagma”, Mitsotakis: Pashë fytyrën më të shëmtuar të vendit

Protesta në dukje paqësore në Greqi është përshkallëzuar në dhunë. Përleshjet shpërthyen në sheshin qëndror të Athinës, Sintagma, ndërsa qindra mijëra njerëz u mblodhën...

Lamtumirë Skype! Microsoft vendos të mbyllë shërbimin pas dy dekadash

Pas dy dekadash në treg, kompania Microsoft ka vendosur që të mbyllë aplikacionin e thirrjeve me video Skype. Skype “nuk do të jetë më i...

Lezhë/ Aksidentoi 50-vjeçarin, arrestohet e reja

33-vjeçarja Marinela Gjoka është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka përplasur,  50-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV