Nis nesër muaji i shenjtë i Ramazanit, Imzot Giovanni Peragine uron besimtarët myslimanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imzot Giovanni Peragine nga Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka uruar Myftiun e Shkodrës dhe besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit që nis nesër.

“Fillimi i këtij muaji le të jetë fillimi i një përvoje më të fortë me Zotin, i një bashkimi me Hyjin dhe me urdhërimet e Tij”, shkruan ai.

Letra e plotë:

Shumë i nderuar Imam Muhamed SYTARI, Myfti i Shkodrës,

Vëllezër dhe motra myslimanë në Shkodër!

Në emrin tim personal dhe në emër të Arqipeshkëvisë së Shkodër-Pult dua t’ju uroj fillimin e muajit të Ramazanit.

Fillimi i këtij muaji le të jetë fillimi i një përvoje më të fortë me Zotin, i një bashkimi me Hyjin dhe me urdherimet e Tij.

Po ashtu, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, çdo besimtari, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.

Ndërkaq që Ju filloni Ramazanin, Ne katolikët javën e ardhshme hyjmë në kohën e Krezhmes: domethënë edhe ne jemi në kohën e lutjes, agjerimit dhe solidaritetit: prandaj të ia kushtojmë Zotit këto lutje dhe sakrifica të përbashkëta për rikthimin e paqes në vendet ku ka luftë.

Zoti na i degjontë lutjet tona të përbashkëta. Edhe një herë ju uroj fryte të shumta shpirtërore.

Po ashtu bashkë me këtë mesazh urimi po ju dergojmë letrën e dërguar nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetarë.

Argjërim të lehtë e të pranuar/    S,M

Të fundit

Mandarinat me pesticide, mjekja ngre alarmin për efektet anësore

Në Dhjetor të vitit të kaluar në vendin tonë u sekuestruan mbi 2 ton mandarina, pasi kishin përmbajtje të...

Anulohet konferenca për shtyp Trump-Zelensky/Shkak tensionet gjatë takimit në Zyrën Ovale

Presidenti Donald Trump ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pas debatit me tone të larta me styre...

Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr...

Berisha ndan “tortën” e mandateve/ Sefa: Meta kërkon 4 mandate, Saliu po i kthen borxhin

Një ditë para primareve të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë “tortën” e mandateve të sigurta me aleatët. 4 mandate i fali Partisë së Lirisë,...

Trump ironizon veshjen e Zelenksyt: Qenke veshur formalisht sot…!Ja reagimi i presidentit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit me batuta ironike nga presidenti Donald Trump. Sapo i shtrëngoi dorën Zelenskyn Trump tha: “Qenke veshur formalisht sot”,...

Lajme të tjera

Web TV