Dy italianë që na kujtojnë Toger Babën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Të dy italianët i përkasin kohëve moderne; madje koha më moderne, domethënë ditës dje, e enjte, 27 shkurt. Të dy, politikanë senatorë, u drejtuan për te burgu ku është lidhur Erion Veliaj dhe kërkuan ‘çfarë po ndodh? Pa vendim e keni lidhur?’.

Ndërsa ‘Toger Baba’i përket një kohe shumë primitive, aq sa të vjen turp ta zësh në gojë. Ajo ishte koha kur sapo ishte çliruar Shqipëria nga pushtimi nazi- fashist dhe në krye kishte ardhur ‘Drejtësia popullore’. Personi konkret, që u thërrit ‘Toger Baba, në fakt ishte as i Drejtësisë, as i luftës, as i lirisë, veçse një ‘dru me pre’ që u kthye në shul kundër njerëzve. Emrin e vërtetë e kishte Hodo Habibi, por viktimave të tij u kërkoi ta quanin ‘…. Baba.’
Ka ndodhur tre herë në kombin tonë që njerëzit të frikësuar e kanë quajtur tjetrin ‘baba…’.. Herën e parë Hodo, herën e dytë Stalini dhe herën e tretë Kurti në Kosovë; që është i freskët.

Kjo sjellje s’është gjë tjetër veçse një mbetje historike e keqe për të cilën të vjen ndotë: I thuhet tjetrit ‘Baba…”, veçse të fut frikën?! Toger Baba, njeriu i Forcave të Sigurimit, u vendos në Mirditë dhe dhunonte këdo që i thoshte truri. Grave u fuste mace dhe vezë të sapo ziera nën rroba, burrave u fuste në thonjtë shkrepëse të ndezura, i lidhte te pema dhe i pushkatonte; fëmijëve u dilte në rrugë e kërcënonte ‘ke nënë të mirë, ma sill këtu!’.

As kishte të drejtë, as kishte gjyq, as kishte vendim, as kishte fajësi, as pafajësi…
Ja për këtë thashë se është aq e vjetër dhe e turpshme ta tregosh. E turpshme sepse kohët moderne kanë lënë pas ‘me shekuj’ drejtësinë e shulit dhe të maces në t’lijta.

Dy politikanët italianë që u dyndën nga Roma për në burgun kur është i lidhur Erion Veliaj as që mund ta kenë idenë mbi Toger Babën; por kombi dhe shteti i tyre europian ka plagë të përjetshme nga ‘shula’ të kohës së vjetër. Edhe në Romë dikur janë kryer burgime pa gjyq, edhe në të drejtën Romake është përmendur e drejta për gjykim e për vendim. Në Kanunin e Lekës, që në fakt është një spektër i të drejtës Romake, nuk ka prokuror (persekutor), nuk ka lidhje pas pemës para se të merrej vendimi i gjyqësisë, nuk mund t’i vrasësh pulën fshatarit për të provuar revolen e larë në flori.

Lexo edhe :  A nuk janë një kryevepër të Drejtat e Njeriut?!

Dy nga senatorët e grupimit politik ‘Forza Italia’, Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, kanë zbarkuar në Tiranë pikërisht me barrën e të Drejtës se ‘çfarë ndodh në një gjyqësi ku ka të paraburgosur!’. Bota moderne nuk ka të paraburgosur. As ka burgim pa vendim të Gjykatës.

Po të lidhësh tjetrin në hekura dhe ta izolosh në qeli, pa vendim gjyqi, ke bërë të njëjtën gjë si Toger Baba menjëherë pas Luftës. Një prokuror, për mua xhahil, me lidhje sentimentale me Drejtësinë e vjetër, e fyen, e kërcënon, e shan…, thuajse si ‘Togeri…’që bënte gati mace për në t’lijtat e viktimës.

Po lexoj se me këtë rast si ky rast i Veliaj, SPAK po merr lavdi. Po lexoj edhe se SPAK ka ndërmend të kthehet në dominim politik. Po lexoj edhe shifra të tmerrshme: Se jemi kombi me mbi 60 për qind në paraburgim. Vetëm rreth 2 për qind e popullit qenka ‘i pa fajshëm’, të gjithë të tjerët kriminelë.

Po na tregojnë si popull i degraduar, i keq, i marrë…. Këta tanët po e bëjnë këtë gjë./   SM

Të fundit

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Përplasja Zelensky – Trump! Reagon Musk: E shkatërroi veten para syve të amerikanëve!

Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të...

Bojkoti i supermarketeve në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri asnjë reagim!

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut...

Lajme të tjera

Web TV