“Të shfrytëzojmë momentin”,Rama me strukturat e PS: Rruga drejt BE, misioni ynë patriotik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr.

Ai theksoi se Shqipëria duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë moment për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

“Ky është një moment historik në radhë të parë për ne që kemi një kapacitet drejtues në cilindo nivel, është një mision patriotik, që këtë dritare të hapur ta shfrytëzojmë për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë mundësi të dhënë për Shqipërinë. Integrimi mbetet shansi yni i artë”, tha ai.

 

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste janë ndërtuar 53 spitale. Kryeministri theksoi se me hyrjen në BE, Shqipëria do të përfitojë më shumë buxhet, i cili do shkojë në transformimin e të gjithë sektorëve.

“Kemi ndërtuar 53 spitale, janë shumë për mundësitë që kemi pasur. Janë 400 qendra shëndetësore. Këto kanë qenë mundësitë dhe këto kanë qenë kushtet. BE ndahet në dy pjesë, një pjesë kontribuues, një pjesë përfitues. Ne kur të hyjmë në BE do jetë një moment i jashtëzakonshëm, për shkak se në atë moment nuk do kemi vetëm një buxhet, pra tonin, por edhe një ekstrabuxhet. Kjo do thotë shumë më tepër mundësi.”, tha ai./k.k

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV