Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve. Ligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi të mesin e muajit Mars 2025.

Sipas ligjit, personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji, kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore. Sipas Scan, për personat që kanë punuar në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore që të përfitojnë duhet të kenë qenë me vendbanim në qytet dhe të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie pasi këto vite nuk njihen si periudhë sigurimi. Periudha e punësimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension merret me pagë referuese 3 288 lekë dhe 4 110 lekë sipas kategorisë së aplikuesve./E.T

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV