Primaret në Sarandë, dorëhiqet një anëtar i PD-së, akuza për manipulime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka bërë publike dorëheqjen e tij nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim dhe parregullsi në procesin e primareve.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si është organizuar votimi, duke theksuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej kohësh pjesë e PD-së dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.

“Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve? Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton?” – shprehet ai.

I zhgënjyer nga ky proces, ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjes së tij personale dhe jo sipas udhëzimeve të partisë. Ai shtron pyetjen nëse anëtarët e thjeshtë të PD-së trajtohen si “mish për top” dhe nëse kjo qasje do të vazhdojë edhe nëse partia kthehet në pushtet.

Në fund të deklaratës, ai bën thirrje që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të marrë në konsideratë këto shqetësime, duke theksuar se “lufta brenda llojit është më e keqe se ajo me kundërshtarët politikë”.

Reagimi i Ilir Mullës në Facebook

Ndërkohë kandidatja në Primare Manjola Nikollo ka thënë se deri tani i kanë raportuar më shumë se 10 anëtarë të Partisë Demokratike se nuk e kanë gjetur emrin në listat e votimeve

Këto reagime ngre pikëpyetje mbi transparencën e procesit të primareve në Sarandë dhe mbi mënyrën se si po organizohet gara brenda Partisë Demokratike./k.k

Lexo edhe :  Kandidati nga diaspora që garon në Primaret e PD për Tiranën

Të fundit

Vota e diasporës/ Berisha nëser ne ora 13.00 takim në Milano

Në kuadër të takimeve, me diasporën për zgjedhjet e 11 majit lideri i opozitës shqiptare do të zhvillojë një...

“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama publikon pamjet nga përgatitja e skenës në Athinë

Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës, me shqiptarët që jetojnë...

Dy zarfe të zinj në shtëpinë e ‘Big Brother’, çfarë do të ndodhë sonte me Gjestin?

Gjesti tronditi banorët me veprimin e tij duke kaluar murin rrethues së shtëpisë, gjë e cila u pasua me një zarf të zi në...

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe Volodymyr Zelensky nuk ishte e...

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan...

Lajme të tjera

Web TV