Spahiu sfidon Trump: A do të jetë i butë me Putinin si me Zelenskyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky.

Ky është mendimi që ndan në analizën e tij gjeopolitike juristi Kreshnik Spahiu për një emision televiziv, duke ngritur pyetjen nëse Donald Trump do guxonte të sillej njëlloj edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjithsesi ai e cilësoi këtë si strategji të vetë presidentit amerikan.

“Nuk kanë të drejtë të poshtërojnë Zelenskyn dhe përfaqësuesin e Ukrainës në mënyrë publike. Mund të bëhej me dyer të mbyllura, por poshtërimi në publik nuk mund të bëhej. Trump të kërkonte mirënjohje nga Zelensky, por jo në atë mënyrë. A do sillet Trump me Putin njësoj si me Zelenskyn, kur të vizitoj Shtëpinë e Bardhë? Kështu sillet ehde me liderët e tjerë europianë, teksa në të kundërt lavdëron armiqtë”, shprehet Spahiu.

Më tej ai vuri në dukje edhe përplasjet e Trump me BE-në, pro mendon se në fund në tryezë palët nga “kërbaçi do kalojnë te kulaçi”.

“Por edhe BE ka një përplasje të ftohtë me Uashingtonin, sidomos ndërhyrja e administratës së Trump në zgjedhjet e Gjermanisë, taksat e Europës apo akuzat për ndërhyrje nga BE në SHBA. Pavarësishjt se Trump përdor kërbaçin, mendoj se në tryezën me BE do vihet kulaçi”, përfundon juristi analizën e tij./kb

 

Të fundit

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

Papa Françesku, i cili është i shtruar në spitalin Gemelli të Romës për shkak të problemeve të frymëmarrjes, është...

Merrte asistencë si i papunë, shqiptari kapet me 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash

Një 35-vjeçar shqiptar që ishte i papunë dhe trajtohej me asistencë sociale, ka gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar fitime më shumë: përfshirja...

A doni të jetoni në Zvicër? Ju japin 25 mijë € për person nëse zhvendoseni në këtë fshat

Kur vjen puna për zgjedhjen e një vendi për të jetuar, ka shumë faktorë që ndikojnë. Për shembull, distanca nga familja dhe miqtë, lloji...

Ndodh edhe kjo! Publikoi foto intime të një djali, nën hetim vajza 17-vjeçare në Fier

Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të një djali 18 vjeç. Fotografia është publikuar në...

Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Gjatë këtij muaji 3 shenja të horoskopit do të jenë më të favorizuar nga planetët. Sipas astrologëve më e fat do të jenë njerëzit...

Lajme të tjera

Web TV