Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet dhe se kjo shton dyshimet për manipulim. Murrizi, kërkon nga ana tjetër që Primaret të përsëriten në degët e Vorës dhe Paskuqanit.

Reagimi i Murrizit:

“Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë.

Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët që nuk e di se sa vota ka marrë.

UNE KAM MARR 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.

Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proçes jo të rregullt.

Për 2 Degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë te numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.

Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.

KJO ËSHTË “STËRVITJE”

NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ

Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.

RESPEKTE E MIRËNJOHJE PËR 400 DEMOKRATËT QË MË VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT I TYRE NË BETEJËN ME RREGJIMIN”./kb

Të fundit

Favorizohen nga planetët, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat për muajin mars

Gjatë këtij muaji 3 shenja të horoskopit do të jenë më të favorizuar nga planetët. Sipas astrologëve më e...

Radhë e gjatë automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

Një radhë e gjatë automjetesh është krijuar pasditen e sotme në pikën kufitare të Kapshticës. Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi...

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos viziton Tiranën

Më 13-14 mars Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë. Kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, e paralajmëruar që...

“Nesër do të jetë natë e madhe”/ Çfarë po paralajmëron Donald Trump?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale. “Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu...

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë, Balluku: Masa për faturim të saktë

Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për...

Lajme të tjera

Web TV