VIDEOLAJM/ Taksia “zapton” korsinë e biçikletave në Tiranë, e pëson keq drejtuesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një taksist në Tiranë është ndëshkuar me një gjobë prej 14 000 lekësh pasi u kap duke lëvizur në një korsi të dedikuar për biçikleta.

Rasti u bë publik përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, çka solli reagimin e Policisë Rrugore.

Pas verifikimeve, drejtuesi i taksisë, shtetasi A. L., u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, ku iu vendos masa administrative për shkeljen e neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Lëvizi me taksi, në korsi të biçikletave, ndëshkohet me masë administrative 14 000 lekë, drejtuesi.

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për rastin, dhe si rezultat i tyre është identifikuar drejtuesi i taksisë që shfaqet në video, shtetasi A. L.. Ky shtetas, së bashku me automjetin, janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. L. është ndëshkuar me masë administrative 14 000 lekë, për shkelje të neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit./e.t

Të fundit

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Blerja historike e Kanalit të Panamasë nga SHBA

Një grup investitorësh të udhëhequr nga BlackRock, një firmë amerikane e menaxhimit të aseteve, ka rënë dakord të blejë dy porte në Panama në...

Zgjedhjet/ Kreu i Këshillit të Diasporës bën thirrjen e fundit për t’u regjistruar

Kur edhe pak orë nga ndajnë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e votuesve nga jashtë Shqipërisë, kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark...

“Reuters”: SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë debatuar për mineralet. Kjo vjen pas një takimi të tensionuar...

Lajme të tjera

Web TV