A e dinit se konsumimi i kivit ndikon në humorin tuaj?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumimi i kivit mund të përmirësojë humorin brenda 4 ditëve.

Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, që luan një rol kyç në forcimin e imunitetit. Por tani studiuesit mendojnë se kivi ka ndikim më të shpejtë dhe më të gjatë në kohë se sa suplementet me vitaminë C.

Ekipi nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zhvilloi një regjim ushqimor 8-javor në 155 të rritur me nivel të ulët të vitaminës C.

Pjesëmarrësit duhet të merrnin suplemente me vitaminë C ose të hanin dy kivi në ditë dhe më pas raportonin për humorin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik përmes sondazhit në celular.

Rezultatet e publikuara në British Journal of Nutrition treguan që kivi përmirësonte vitalitetin dhe humorin brenda 4 ditëve ndërsa duheshin 14-16 ditë që efekti të arrinte kulmin e tij.

Suplementet me vitaminë C e bënin këtë deri në ditën e 12-të.

Veç përmirësimit të humorit, kivi ka veti të tjera të njohura si ndikimi në sistemi tretës, rrit përthithjen e hekurit në organizëm si dhe është burim natyral acidi folik i cili është i nevojshëm për gratë shtatzëna./K.K

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV