Last Updated on 04/03/2025 by adminfjala
Sot, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grisjen e Kuranit në Prizren. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit”, ka deklaruar Kelani, shkruajnë mediat e Kosovës.