Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron.

Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye të cilën do ta zbuloni duke lexuar më poshtë në AgroWeb.org

Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të konsiderueshëm në zonat e ndjeshme të gojës.

Pozicioni horizontal i trupit dhe qarkullimi i gjakut e bëjnë dhimbjen aq të fortë sa njeriu e ka të pamundur të mbyllë sytë.

Çfarë Duhet Të Bëni Kundër Dhimbjes Së Natës

Ekspertët thonë se pikë së pari duhet të gjeni rrënjën e problemit. Pra, nëse keni një dhëmb të prishur, shkoni sa më parë te dentisti. Por duke qenë se edhe dentisti fle gjumë në atë orë, njeriu ka nevojë për një zgjidhje urgjente.

Një nga kurat e trashëguara brez pas brezi në vendin tonë është rakia. Një gllënkë raki me të cilën mund të bëni gargarë ose ta mbani në anën ku ju dhemb mund t’ju lehtësojë dhimbjen.

Kjo praktikë është ndjekur në shumë vende të botës dhe rekomandohet për arsyen se mund të mpijë zonën që dhemb dhe ta shuajë atë. Ekspertët paralajmërojnë se rakia nuk ka një rol të fortë në luftimin e baktereve, pra është thjesht një zgjidhje tepër afat-shkurtër.

Një mënyrë tjetër për të zbutur dhimbjen pulsuese të dhëmbit është që të merrni ilaç kundër inflamacionit. Këto ilaçe, siç është ibuprofeni, funksionojnë si një zgjidhje e shpejtë ndaj një problemi urgjent.

Lexo edhe :  Dëmet nga alkooli, mjekët tregojnë pasojat: Aritmi edhe tek moshat 20 vjeçare

Një tjetër këshillë është që ta mbani kokën ngritur ndërsa jeni shtrirë për të penguar presionin e gjakut. Shmangni ushqimet acidike, të ftohta ose të forta përpara gjumit dhe vendosni diçka të ftohtë në anën e faqes ku ju dhemb. /K.K

Të fundit

Ushtarë, tanke dhe dronë: Evropa del zbuluar, pa ombrellën e NATO-s dhe SHBA-së

Prej javësh, Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Evropës që të marrë vetë në dorë të ardhmen e Kievit. Dhe...

Teksas, përhapja e fruthit thekson rrezikun e hezitimit ndaj vaksinave

Fruthi, është përhapur në qytetin Seminola të Teksasit Perëndimor, duke prekur dhjetëra fëmijë. Megjithatë, në Kishën e qytetit, gati 400 besimtarë u mblodhën për...

Lëkundje tërmeti në Meksikë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin e Oaxaca në Meksikë, sipas Institutit Gjeofizik të Gjermanisë (GFZ). Lëkundjet shkaktuan panik te banorët, por aktualisht nuk...

SUPERIORE/ Katër ekipet e para zbresin në fushë! Vllaznia mund Partizanin në Shkodër

Kategoria Superiore luajti javën e 28-të, me katër ekipet pretendente që zbritën në fushë për të luajtur përballë njëra-tjetrës. Në Rrogozhinë, Egnatia u ndesh me...

AMA tryezë për gjuhën e urrejtjes: Sfidë jo vetëm e medias, provokon reagim emocional

Gjuha e urrejtjes në platformat e komunikimit dhe media po përdoret si mjet manipulimi, për të provokuar reagim emocional, si teknikë për të deformuar...

Lajme të tjera

Web TV