Nga bizneset, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve qartëson bizneset se tatimfitimi për agrotuzimin, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, për t’iu përgjigjur edhe fluksit në rritje të turistëve por edhe interesit të tyre për të eksploruar rajone të ndryshme dhe produkte lokale, do të jetë në nivelin 5% deri në vitin 2029.

Po ashtu, me këtë normë tatimore, do të trajtohen edhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor si dhe veprimtaritë ekonomike që prodhojnë apo zhvillojnë software, të regjistruar para hyrjes në fuqi të ligjit.

Industria automotive, me qëllim zhvillimin e saj në vendin tonë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, do të trajtohet sërish me përparësi deri në vitin 2029, duke u tatuar me 5%.

Në funksion të zhvillimit të turizmit elitar dhe tërheqjen e markave të njohura të hoteleve në vendin tonë, strukturat akomoduese (hotele, resorte me 4 dhe 5 yje) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin.

Po ashtu, individët tregtarë, të vetëpunësuarit dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, deri në vitin 2029 do të jenë të përjashtuar nga tatimi, me qëllim zgjerimin e aktiviteteve të biznesit në vend.

Por, pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për të shmangur skemat e devijimeve, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23%.

Udhëzimi i fundit i Financave, i cili përfshin deklarimet nga 1 Janari 2025, përcakton se “nëse një i vetëpunësuar, 80% të të ardhurave të fituara i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90% të të ardhurave të fituara nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore të tij (të ardhura të faturuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit), do të aplikohen normat e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të cilat janë 13-23% (pas zbritjeve tatimore)./     S,M

Të fundit

“Shqipëria Madhështore”, Berisha premton ulje çmimesh dhe rritje page

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një komunikim me mediat shpalosi disa nga pikat kyçe të programit politik. Berisha...

Parashikimi i horoskopit 6 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Ajo që duket si një bisedë e pafajshme për ju mund të ketë një konotacion të ndryshëm për një nga personat e tjerë të...

Vetëm një goditje në portë, Liverpool mposht PSG dominues në “Parc des Princes”

Mbrëmje dramatike për PSG-në! Dominimi absolut ndaj Liverpulit, nuk mjaftoi, teksa francezët u mposhtën me rezultatin 0-1 ndaj Liverpoolir, në njëpërballje që rezultoi tepër...

Lajme të tjera

Web TV