Interesat e kredisë konsumatore ranë në 6 mujorin e dytë 2024/Çfarë ndodhi me overdraftet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 70.91%, nga 71.39% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 89.22% dhe 74.78% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2023.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.9%, nga 14.04% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.93% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

Ndërkohë, për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar u rrit në 20.47%, nga 19.7% që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit, por ishte në rënie të lehtë nga niveli prej 20.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

Edhe për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 27.42%, nga 28.07% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit.

Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë, norma mesatare e interesit zbriti në 11%, nga 11.68% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë.

Normat e mësipërme të interesit, janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë.

Norma mesatare efektive e interesit, nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredië, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 3 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit, shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)

Rënia e normës efektive mesatare të interesit, përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar gjatë vitit të kaluar.

Kjo u përcaktua nga ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga gjendja e lartë e likuiditetit në treg.

Gjithashtu, rënia e normave të interesit mund të shpjegohet edhe me një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Edhe aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë, duket se ka shërbyer si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive.

Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie për kreditë e vogla me këste deri në 200 mijë lekë.

Ndërkohë, duke filluar nga viti 2024, edhe formula e llogaritjes së NEI-t maksimal ka ndryshuar dhe për kreditë deri në shumën 200 mijë lekë do të llogaritet si mesatare e thjeshtë e kredive të dhëna, pa rritje me një të tretën, siç ndodh me kreditë mbi 200 mijë lekë./ Monitor

Të fundit

TikTok, rrezik për përdoruesit? Eksperti i IT tregon arsyet për ndalimin, ja rreziqet

Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri. Sipas Kryeministrit, ky...

Rama ironizon koalicionin e Berishës me videon e bufave të kënetës

Jo vetëm Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama i ‘pagëzon’ si bufë të gjithë aleatët e tij të mbledhur në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në...

Mbyllja e TikTok, gazetari: Shqipëria rreshtohet me vendet si Irani dhe Afganistani

Gazetari Osman Stafa ka analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke e konsideruar atë një masë që nuk...

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali...

Gëzohuni ditëve të fundit me diell/ Meteorologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë...

Lajme të tjera

Web TV