Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin e Sali Berishës me Metën dhe 24 parti të tjera.
“Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në BE.
Opozita kënetë? Rama: Si ta quaj ndryshe, është shumë interesant sepse kur unë bëj një shfrytëzim metaforik të gjuhës shqipe ka njerëz që skandalizohen ndërkohë që kur të tjerët bëjnë një shfrytëzim barbar të gjuhës shqipe duke përdorur fjalët më ekstreme më brutale, kriminale, hajdutë, kjo është normale, jeni në vete apo jo. Kënetë e ca kënetë. Një lloj kënetë që nuk i duhet dreqit. Këneta në vetvete ka edhe ato të mirat e veta. Bufi i vërtetë i kënetës është ku e ku me këtë bufin tjetër që është buf me dy këmbë e dy duar, kjo është për të pasur të qartë një gjë, që alternativa ndaj nesh është këneta, po kthemi pas, ne Shqipërinë e kemi gjetur në kënetë. Kjo është e vërteta”, tha Rama./E.T