Akademia e Forcave të Armatosura, Rama: Do të ofrojë gjithçka bashkëkohore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në kantierin e Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura. Rama shprehet se është një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh dhe i konceptuar sipas modelit të akademisë prestigjioze amerikane të “West Point”.

Gjithashtu nënvizon se “ky investim do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit”.

“I konsideruar sipas standardeve më të larta të NATO-s, Kampusi i Ri do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit.

Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s”, thotë më tej Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri tha se me përfundimin e plotë të punimeve, Kampusi i ri do të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë.

“Ky kampus shpresojmë të mbarojë në dy vitet e ardhshme komplet dhe të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë, s’është puna vetëm e studentëve, po edhe e ushtarakëve që të jetë një kampus i standardeve më të larta, të kampuseve të NATO-s, pastaj mbase edhe avancimi i projektit që kemi për ata akademinë që duam të sjellim nga vendet aleatë, do jetë super pastaj dhe do të mund pastaj që ne të japim shërbime për të tjerë që të sjellim të ardhura në buxhetin e mbrojtjes. Plus me industrinë jemi duke ecur mirë dhe kemi vënë disa baza të mira për të ndërtuar një industri të re ushtarake, prodhimi e armatimi.

Lexo edhe :  Radhë e gjatë automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës

Dhe komponenti i tretë Ministra e Mbrojtjes në mbështetje nga turizmi për të vendos një sërë asetesh në dispozicion të turizmit që Ministria e Mbrojtjes të mbajë një pjesë të pronësisë, duke marrë të ardhura”, u shpreh ai./    S.M

Të fundit

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, ka zbuluar lidhjen familjare që ka me Kryeministrin Edi Rama. Ajo ka treguar se...

Sa zgjedhës e kanë mundësinë të votojnë, e sa pritet të votojnë sipas qarqeve

Nga Eduard Zaloshnja Pothuaj 3.73 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës paraprake të zgjedhësve të...

Protestë për Tik Tok, ditën e Gërdecit/ Kara: Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet

Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë gjimnazistë, që të dalin në protestë më 15 mars, kundër...

Nga gjyshi dixhital tek TikTok star, Berisha sfidon Ramën, kush e fiton luftën e like-ve

Tek TikTok Sali Berisha mendon se ka gjetur një tjetër kalë beteje për fushatën e 11 majit, dhuruar falas nga Edi Rama. Pasi Rama...

FOTO/ Ju kujtohet Gabriela e ‘Përputhen’? Bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi, është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit dje, duke postuar edhe foton e...

Lajme të tjera

Web TV