Arrestimi i Veliajt/ Analisti: SPAK po vepron si organizatë e paligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang.

Si shenjë të domosdoshmërisë për të bërë ndryshimet rrënjësore Yzeiri sheh arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK.

“Arrestimi i Veliajt tregoi defekte të rënda që ka pasur SPAK e BKH. SPAK në mënyrë naive i është dhënë një fuqi hetimi në të gjithë institucionet e drejtësisë”, tha Yzeiri për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ .

Si ‘skandal’ sheh rastin e ‘përgjimet e anëtarit të gjykatës Kushtetuese’.

“Kjo strukturë po vepron si organizatë e paligjshme. Reforma në drejësi është e dështuar dhe PS duhet të mendojë mirë për ta reformuar pas zgjedhjeve se për ndryshe do i kthehet në bumerang, thotë Yzeiri.

Ndërsa arrestimin e Erion Veliajt e quan ‘hakmarrje’.

“Fuqinë që ia dha ligji e kthyen në një armë hakmarrjeje kundër PS-së. E nisën me arrestimin e nr 2 të PS-së, Erion Veliaj. Kaq mjaftoi që ne të shihnim më me ftohtësi si ishin ndërtuar këto struktura. Përveçse ishin të pamonitoruara … askush nuk ka tagrin të ngrejë padi penale kur ata kapen në shkelje flagrante të ligjit” thotë për Report Tv.

Ndalet dhe tek emërimi si agjent i BKH-së Samet Gurguri, i cili kishte komunikuar me Aloja Xoxën në ëhats app.

“Samet Gurguri, hetuesi që terrorizon Ajola Xoxën natën me një mesazh anonim sikur të ishte gangster i neveritshëm i rrugëve është katapultuar pa meritë.

Mua më kanë mbërritur mesazhe ne postën elektronike ku tregohet se ai është fanatik dhe ka marrë pjesë në fushatën elektorale për votat e PD-së. E katapultoi një socialist.

Për të parë punën që ka bërë shikoni tenderat në spitalin e Fierit. Kjo tregon shahun që gjendet politika”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Krijohet koalicioni me 26 Parti/ PD dhe PDIU arrijnë marrëveshje për zgjedhjet e 11 Majit

Koalicioni ‘Aleanca Shqipëria madhështore?

Në një koment të shkurtër Yzeiri thotë se rezultati do të jetë një humbje e madhe për opozitën./   S,M

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV