Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat në vend gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH.
Ai u shpreh se reagimet e para pas ngjarjeve ishin të kuptueshme në aspektin emocional, por sipas tij, më pas duhej të kishte më shumë qartësi dhe reflektim në debatin publik dhe në zhvillimet që pasuan.
Gonxhja theksoi se kjo kthjelltësi, sipas tij, nuk erdhi, duke shtuar se situata u bë edhe më e paqartë, të cilën ai e përshkroi me metaforën e mjegullës.
“Nuk mund të përballemi që ditën e parë, në rrugën e parë, në orën e parë, në sekondën e parë me “të japi dorëheqjen kryeministri” kjo nuk mund të jetë. Na lejoni ta lexojmë këtë si një emocionalitet i cili është mirë kuptueshëm, por pas kësaj duhet të vinte një qartësi, një kthjelltësi. Kjo kthjelltësi jo vetëm që nuk erdhi por u mjegullua dhe më shumë dhe brenda mjegullës hynë lloj-lloj krijesashj se nuk dua të them ujqër se një pjesë e tyre nuk i bënin dëm askujt jo më kësaj mazhorance por një pjesë e këtyre krijesave u fut ne mjegull dhe mjegulla më pas në ato momentet e lëvizjes së shtëllungave të saj hyjnë dhe dalin figura që janë groteske”, tha ministri./ad
