Katolikët nisin Kreshmen/ Papa mungon në ceremoni, vazhdon trajtimin në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kisha Katolike hapi të mërkurën sezonin solemn të Kreshmës që i paraprin Pashkës, pa pjesëmarrjen e Papa Françeskut.

Një kardinal zuri vendin e Atit të Shenjtë duke udhëhequr një lutje të shkurtër me fjalë solidariteti dhe falënderimi për Bergolion.

Papa ndodhet në spitalin Gemelli të Romës prej thuajse tre javësh, ku po kurohet për pneumoni të dyfishtë.

Vatikani tha në përditësimin më të fundit se ai tashmë e merr oksigjenin me një tub nga hunda, një shenjë e lehtë përmirësimi.

Papa 88-vjeçar, i cili ka sëmundje kronike të mushkërive dhe i është hequr një pjesë e njërës mushkëri kur ishte i ri, ka qenë në gjendje të qëndrueshme për dy ditë pasi pësoi kriza respiratore të hënën.

Veç terapisë së frymëmarrjes, Bergolio po i nënshtrohet edhe terapisë fizike.

Mjekët nënvizuan se prognoza e tij mbetet e rezervuar për shkak të situatës komplekse.

Papa e shënoi fillimin e Kreshmës duke duke thirrur famullitarin në Gaza, tha Vatikani. Kjo ishte hera e tretë që ata komunikojnë që prej 14 shkurtit, kur Papa u shtrua në spital.

Gjatë mëngjesit ai mori pjesë në kremtimet e të Mërkurës së Hirit./   S,M

Të fundit

Operacion antidrogë në Divjakë/ Arrestohen tre persona, shoqërohen 10 të tjerë (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni anti drogë të zhvilluar në Diivjakë. Bëhet fjalë për Arnold Prifti,...

Grabitet gjatë natës statuja e këngëtares “Tina Turner” në Durrës

Një statujë e ngritur kohë më parë në shëtitoren Taulantia të Durrësit, është zhdukur. Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së zhanerit të rokut,...

Dodik si Berisha ‘non grata’, dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë!

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërshtuan një sërë ligjesh të miratuara nga autoritetet e Republikës Serbe, të cilat ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore...

Europa në udhëkryq?

Leonard Veizi Europa ka mbetur në udhëkryq tashmë. Ose duket sikur ka mbetur. Nuk dihet nëse do të marrë majtas, djathtas, do të kthehet mbrapa...

Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

Qeveria Shqiptare mori vendimin për mbylljen e përkohshme e TikTok në Shqipëri. Ky vendim i ardhur nga si paralajmërim nga kryeministri Edi Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV