Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin e masës “arrest në burg”.

Në një intervistë për një emision televiziv, Petraj u shpreh se pas fitimit të mandatit, duhet pritur për certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

“Ajo është një anë procedurale. Me certifikimin e zgjedhjeve, nëse zoti Meta zgjidhet deputet, po të presim, do bëjë betimin, por ka një shans. Avokatët e tij e dinë mirë procedurën. Në momentin që certifikohet, bëhet një kërkesë në gjykatë për lirimin e zotit Meta. Kjo është një anë e përshpejtuar. Nuk themi se në 12 maj, sa të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mund të kemi kontestime, problematika. Në momentin që ai fiton mandatin, pala mbrojtëse ka detyrë ta marrë certifikimin dhe të bëjë kërkesën”, theksoi ai./   S,M

Të fundit

“Nuk jemi më bashkë me Selvijen”/ Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Shpat Kasapi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë. Kjo pas...

Britanikja ‘Express’: Shqipëria një nga vendet më të pabesueshme turistike

Evropa aktualisht po përballet me një krizë të rëndë zjarresh, me flakët që shpërthyen që nga fundi i korrikut, të shkaktuara nga një valë...

“Pabuksa”/ Racizmi i shqiptarëve kundër turistëve

Nga Ergys Mërtiri Racizmi kundër turistëve është fenomeni më i fundit i shfaqur tek shqiptarët. Ankohen se turistët po na prishin qetësinë publike, se kanë...

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata jep masat e sigurisë për babanë dhe xhaxhain e autorit

Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Pasi...

50 turistë izraelitë bllokohen në Sarajevë, pasaportat e tyre u hodhën në kosh nga hoteli

Një grup i madh turistësh nga Izraeli që mbërritën për të vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën mbetën të bllokuar në Sarajevë sepse dikush në recepsionin...

Lajme të tjera

Web TV