E kishte zgjedhur vetë mënyrën, i dënuari me vdekje ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar për vrasjen brutale të prindërve të ish-të dashurës së tij, u ekzekutua me skuadër pushkatimi, ekzekutimi i parë i tillë në SHBA pas 15 vitesh.

Brad Sigmon, 67 vjeç, u qëllua për vdekje të premten rreth orës 18:00 me orën lokale nga tre anëtarë të stafit të Departamentit të Drejtësisë të cilët përdorën plumba të veçantë për të shkaktuar dëme maksimale.

Sigmon u dënua për vrasjen e David dhe Gladys Larke në vitin 2001 duke i goditur me shkop bejsbolli dhe më pas rrëmbeu ish-të dashurën e tij me armë. Ajo arriti të shpëtonte ndërsa ai qëllonte në drejtim të saj.

Ai e zgjodhi vetë pushkatimin si metodën e ekzekutimit, përkundër karriges elektrike dhe injeksionit vdekjeprurës.

Sipas zyrtarëve, Sigmon dha një deklaratë të fundit ku bëri thirrje për ndalimin e dënimit me vdekje. “Një sy për një sy u përdor për të justifikuar dënimin tim me vdekje, por tani e di sa e gabuar është kjo”, tha ai.

Pas deklaratës, një kapuç i zi iu vendos në kokë dhe një shenjë objektivi u vendos mbi zemrën e tij. Tre ekzekutuesit qëlluan njëkohësisht nga një distancë prej 4,6 metrash ndërsa vdekja u konfirmua nga mjeku në 18:08.

Ekzekutimi nxiti protesta nga kundërshtarët e dënimit me vdekje, të cilët mbanin pankarta me mesazhe si “Çdo jetë është e shenjtë” dhe “Mos vrisni”.

Sigmon kishte kërkuar që vakti i tij i fundit – pulë e skuqur, pure me salcë, biskota dhe ëmbëlsirë – të ndahej me të burgosurit e tjerë, por kjo kërkesë u refuzua. /e.t

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV