Ardhja e pranverës, mjekja psikiatre tregon ndikimin tek njerëzit dhe zbërthen mitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një interviste në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania, mjekja psikiatre Arjana Rreli foli mbi ndryshimet emocionale që sjell stina e pranverës, duke sqaruar dhe disa mite dhe sekrete sesi kjo stinë ka një ndikim të madh tek njerëzit.

Mjekja Rreli foli mbi atë që njerëzit e quajnë “ndryshimi i gjakut”, ndërsa vuri në dukje dhe një mitologji mbi neandertalin e njeriut, i cili gjatë dimrit struket në “shpellë” ndërsa në pranverë del prej andej duke u ekspozuar ndaj dritës dhe rrezeve të diellit.

“Edhe pranvera është një nga stinët që unë, me shaka, them se i kemi kënduar gjatë gjithë kohës, por nuk e dimë prapaskenën që ajo na ofron. Është një nga stinët ku populli, gjatë shekujve, ka kuptuar se diçka ndodh, dhe shpesh thonë se ‘ndërrohet gjaku’. Brenda nesh, në fakt, ndodhin turbulenca hormonale që, ndoshta për shkak të përshtatjes që bëjmë ndaj një sezoni të ri dhe ndryshimit të ekspozimit tonë ndaj dritës, janë të lidhura me një teori që thotë se neandertali brenda nesh dilte nga shpella dhe përshtatej me dritën dhe sezonin e ri. Kjo ka lënë disa gjurmë në ADN-në tonë, dhe ndonëse tani nuk dalim nga shpella, ato ndodhin ende.”

Gjithashtu, mjekja Rreli shpjegoi dhe ndikimin në shëndetin mendor nga ardhja e pranverës, ku sipas saj ka shumë njerëz që, pavarësisht se kjo stinë është shumë e bukur, nuk u ndikon për mirë.

“Në pranverë, gjithsesi, nëse flasim për ndryshimet që ndodhin në shëndetin mendor, vërehet një lloj apatie, një sedacion i brendshëm që, ndoshta për shkak të këtyre hormoneve, reflektohet në një tendencë për të qenë më shumë në gjumë. Ka raste kur njerëzit janë më të irrituar dhe më agresivë me njëri-tjetrin. Nuk e di si do të shkojë këtë vit, por duke ardhur nga një vjeshtë që kishte dhe ajo ndryshime të tilla, pa një dimër mes, mendoj se këto probleme do të amplifikohen. Këto shqetësime mund të ndikojnë në sistemin nervor, i cili nuk është ftohur nga një stinë si dimri, dhe pranvera me ndryshimet e saj mund t’i bëjë ato më të dukshme”, tha Rreli./   S,M

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV