Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinjë për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të pasigurte (pa kontrata).

Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) që operon në ombrellën e BE, vërejti në një studim fundit se punësimi pa kontrata është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe sidomos në punonjësit mbi 55 vjeç ku një e treta e tyre nuk e kanë një të tillë.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi pa kontratë në vendin tonë në të gjitha grupmoshat është më i lartë se në vendet e tjera të rajonit. P.sh. nga të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç që janë punë 16% e tyre nuk kanë kontrata, niveli më i lartë rajonal. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, punësimi pa kontratë në këtë grupmoshë është maksimumi 14% në Bosnjë  dhe minimumi 5% në Serbi, teksa në BE është 3%.

Në grupmoshën 34-44 vjeç, 17% e të punësuarve janë pa kontratë, në grupmoshën 44-54 vjeç 18%, teksa puna pa kontratë arrin kulmin në grup-moshën 55-64 vjeç me 33%.

Punësimi pa kontratë është i pranishëm më shumë te punonjësit e rinj, ata me kualifikim të ulët, ose punonjës me profesione elementare. Ndërtimi, tregtia, akomodimi, shërbimet ushqimore dhe bujqësia janë sektorët me përqindjen më të lartë të punonjësve pa kontrata.

Përqindja e punonjësve që punojnë pa kontratë është më e përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor se sa në BE. Gjithashtu incidenca e punësimit informal është e lartë mes punonjësve më të moshuar (mosha 55–64) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi, në kontrast me grup moshat e tjera. Në Shqipëri, 33% e punonjësve pa kontratë në  moshën 55–64 vjeç raportuan se punojnë në sektorë si ndërtimi, apo tregtia.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Lloji i kontratave ndikon në mënyrë të konsiderueshme në pasigurinë në punë. Në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, gjysma e punonjësve kanë frikë se do të humbasin punën në vitin e ardhshëm.

Pasiguria në punë është veçanërisht më e lartë mes atyre me kontrata të përkohshme ose pa kontratë, një model që mund të vërehet në të gjitha ekonomitë në zhvillim.

Punonjësit më të frikësuar për humbjen e vendit të punës janë të rinjtë dhe ata me një nivel të ulët ose mesatar të arsimit. Nga ana tjetër punonjësit në sektorin publik, ata në arsim dhe shërbime shëndetësore, aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, ose transport ndihen më pak të shqetësuar për humbjen e punës se sa ata që punojnë në sektorë të tjerë.

ETF përllogarit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që do të thotë se vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj.

Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetë-konsum./ Revista Monitor/  S.M

Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa

Të fundit

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në...

Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit' në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë. Tiranë-Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit'...

Probleme me jashtëqitjen dhe kolitin?/ Ja kura dhe receta ideale

Çfarë është koliti dhe cilat janë llojet kryesore të tij? Shkaktarët e kolitit, simptomat dhe parandalimi me metodat natyrale Shumë persona në vendin tonë, veçanërisht...

Rihanna ndan fotot e rralla nga salla e lindjes, me djemtë e saj

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Rihanna ka ndarë foto nga lindja e fëmijëve të saj, duke theksuar se është gjëja më e...

VIDEO/ Tension në derbin belg, Jashari vendos flamurin e Club Brugge në mesin e fushës

Ardon Jashari ishte protagonist në derbi, teksa skuadra e tij, Club Brugge mundi 3-1 Cercle Brugge. Në këtë takim, mesfushori me origjinë shqiptar dha...

Lajme të tjera

Web TV