SHIFRAT për çdo zonë / Tjetër rritje e çmimeve të banesave në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e apartamenteve në Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025.

Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt të vitit 2025 janë rritur nga 5 deri në 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Sa i përket kërkesës për komplekset e reja rezidenciale kryesohet nga vendasit e profesioneve të lira për qëllime banimi, ndërsa 90% e blerjeve të emigrantëve është për investim nga rishitja.

Në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, në ish-Bllok çmimet kanë arritur në 5.000 euro/m².

Në zonën e Komunës së Parisit çmimet nisin nga 3.000 euro/m².

Tek kompleksi rezidencial pranë Parkut Olimpik dhe Liqenit Artificial, zhvillimi i objektit është në fazë grope, çmimet për prenotim blerje, nisin nga 2.400 deri në 2.700 euro/m².

E vetmja zonë e cila nuk është prekur nga ndryshimi i çmimeve krahasuar me vitin e shkuar, rezulton apartamentet e reja brenda Unazës së Vogël ku çmimi është 2.300 euro/m².

Në Bulevardin e Ri çmimet e rezervimit për apartamente nisin nga 2,700 euro/m².

Në zonën e Astirit një vit më parë çmimet për apartamentet varionin nga 1.200 deri në 1.300 euro/m², ndërsa këtë vit nisin nga 1.400 euro/m².

E njëjta vlerë është edhe për zonën e Freskut dhe në Shkozë.

Zhvillimi i infrastrukturës në Unazën e Madhe ndikojë në mënyrë direkte tek rritja e çmimeve të apartamenteve në Paskuqan ku sot kapin vlerën 1.200 euro/m² ku krahasuar me vitin shkuar kemi një rritje prej 14%./   S,M

Të fundit

Bie tregu i aksioneve në SHBA/ Shkak, tarifat e reja të administratës Trump

Tregu i aksioneve në SHBA ra të hënën, duke u ndikuar nga shqetësimet për ndikimin e tarifave në rritjen...

“Vini këtu me çanta superluksi e këpucë “Antonio Vietri”/ Berisha ‘skanon’ zonjat e PS-së

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se përfaqësuesit e saj kanë abuzuar me fondet publike, ndërsa qytetarët janë lënë...

Goditi me grusht të miturin, nis hetimi për 23-vjeçarin

Një 23-vjeçar në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka goditur me grusht një të mitur. Tiranë-Një 23-vjeçar në Tiranë do të...

Veliaj agjërim në qeli, Berisha: Zoti ja pranoftë edhe atij! Të pastrojë shpirtin

Pas fjalës së tij të fortë në Parlament, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një koment për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,...

“Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, Noka: Kujtim Gjuzi, dinjitoz

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas ironisë së nisur nga socialistët për përfshirjen e Kujtim Gjuzit në listën e...

Lajme të tjera

Web TV