Studimi tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marsi është një nga planetët më të studiuar në sistemin tonë diellor për shkak të afërsisë me Tokën dhe numrit të madh të anijeve hapësinore që e kanë vizituar gjatë dekadave të fundit. Së bashku, orbituesit dhe ateruesit kanë ofruar të dhëna që tregojnë se ngjyra e kuqe e Marsit vjen nga minerale hekuri të oksiduara brenda pluhurit që mbulon planetin.

Misionet e mëparshme në Mars kanë siguruar të dhëna të detajuara të sipërfaqes së planetit me pluhurin e kuq. Ekipi hulumtues thotë se përdori teknika të reja laboratorike për të treguar se ngjyra e kuqe e Marsit krijohet nga oksidet e hekurit që përmbajnë sasi të vogla uji. Studimi është publikuar kohët e fundit në revistën “Nature Communications”.

Ekipi thotë oksidi i hekurit formohet shpejt në praninë e ujit të ftohtë, çka lë të kuptohet se mund të jetë formuar kur planeti Mars kishte ende ujë në sipërfaqe. Colin Wilson ka drejtuar hulumtimet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës për Marsin, por nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në studimin e fundit. Ai thotë se rezultatet tregojnë se ndryshku i gjetur në Mars, (hekuri i oksiduar) rreth 140 milionë milje larg, nuk është aq i ndryshëm nga fenomeni që shohim në Tokë.

“Atmosfera e Marsit është jashtëzakonisht e thatë, vetëm disa të qindtat e një përqindjeje është avull uji, kështu që do të jetë një formë jashtëzakonisht e thatë e ndryshkut. Por studimi i fundit, i cili është kryer përmes një kombinimi të vëzhgimeve nga sondat amerikane dhe evropiane, tregon se lloji i ndryshkut që gjendet në Mars është shumë më i ngjashëm me ndryshkun që ne njohim në Tokë, i cili nuk është hekur i oksiduar aq i thatë, por në fakt ka një përmbajtje të konsiderueshme uji në të”.

Lexo edhe :  Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në 2025

Autori kryesor i studimit, Adomas Valantinas, i filloi hulumtimet e tij mbi Marsin në Universitetin e Bernës dhe i përfundoi në Shtetet e Bashkuara në Universitetin Brown. Ai thotë se hulumtimi i ri shpjegon si planeti u bë kaq i kuq.

“Në thelb, studimi konfirmon të gjitha gjetjet e mëparshme mbi praninë e ujit të lëngshëm në të kaluarën. Por ndryshon botëkuptimin mbi ngjyrën e kuqe të planetit dhe oksidin e hekurit. Pra e dimë që kjo ndodhi kur kishte ujë të lëngshëm dhe gjithashtu mund të ketë pasur një formë oksigjeni, ndoshta nga uji ose një burim tjetër, çka shpjegon procesin e oksidimit, ose ndryshkun”.

Zoti Valantinas thotë se hulumtime të tjera sugjerojnë se ndryshimet në mjedisin ujor të Marsit duhet të kenë ndodhur miliarda vite më parë, ndonëse ky është spekulim.

“Ne dimë nga studime të tjera për praninë e ujit të lëngshëm, le të themi rreth 3 miliardë vite më parë. Oksidimi mund të ketë ndodhur gjatë kësaj periudhe”.

Sipas zotit Valantinas, erërat mund ta kenë përhapur ndryshkun e tjetërsuar në pluhur në mbarë planetin dhe nuk ka pasur reshje për ta larë atë, ndaj është i pranishëm. Megjithëse shkencëtarët kanë prova se Marsi dikur kishte ujë, ata ende nuk e dinë se nga mund të ketë ardhur, thotë ai. Ai thotë se mezi pret që mostrat që do të sillen në Tokë të konfirmojnë zbulimet e bëra në laborator.

Sidoqoftë, plani i NASA-s për të sjellë kampionet nga Marsi në Tokë është në pritje të gjetjes së një mënyre më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme, sipas zyrtarëve./K.K

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali si model, prezantohet në Strasburg rregullorja për emigrantët

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm duket se po shërben si një model për të zgjidhur...

Teksasi i ndryshon emrin… biftekut të Nju Jorkut!

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka propozuar ndryshimin e emrit të biftekut të famshëm “New York strip” në “Texas strip” duke argumentuar se “Nju...

Platforma X jashtë funksionit, rreth 40 mijë përdorues nuk aksesojnë llogaritë e tyre

Elon Musk ka njoftuar se platforma X është goditur nga një “sulm masiv kibernetik”, i realizuar nga shumë burime të koordinuara. Ai sugjeroi se ky...

Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite Bashkinë e Tiranës për të zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar të bashkisë...

Banda e Niklës që vidhte VIP-at! Çmontohet grupi në Francë

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare, që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë...

Lajme të tjera

Web TV