Last Updated on 11/03/2025 by adminfjala
Një sherr mes disa të rinjve ka agravuar në përplasje fizike mës tyre. Ngjarja mësohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Kosoves, Prishtinë tek rrethi i Flamurit. Policia thekson se si pasojë e kësaj ngjarjeje janë plagosur dy persona. Më tej bëhet me dije se dy persona janë arrestuar.
“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje te rrethi i Flamurit në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes dy persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes kanë qenë kalimtarët të cilët kanë ndërhyrë që të ndajnë të rinjtë. Gjithashtu në sfond dëgjohen boritë e makinave dhe një përson që bërtet./ S,M