“Giro d’Italia” në Shqipëri, në 9 prill anija ikonike italiane ankorohet në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbetur dhe shumë pak kohë që Shqipëria të presë “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, ku do të finalizohet “La Grande Partenza 2025” – “Nisja e Madhe 2025”.

Ky event do të marrë vëmendjen e sportdashësve në mbarë botën, ku të gjithë do të kenë mundësinë që ta ndjekin drejtpërdrejt në mbi 200 televizione të botës.

Gara e famshme, me një traditë 114-vjeçare, do të mbledhë në datat 9, 10 dhe 11 maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku do të përshkojnë terrene të ndryshme për të arritur në pikën finale.

“Amerigo Vespucci”

Më 9 prill “Amerigo Vespucci”, një nga anijet më ikonike dhe prestigjioze të Marinës Italiane, simbol i historisë, traditës dhe pasionit për detin, do të ankorohet në portin e Durrësit.

Në kuadër të Giro d’Italia, ndalesa e “Amerigo Vespucci” në Durrës vjen dhe si një promovim i kulturës italiane në mbarë botën.

Në bordin e anijes do të krijohet një ambient i veçantë, ku do të ekspozohet edhe Trofeu “Senza Fine”, në praninë e 50 të ftuarve nga institucione të ndryshme dhe mediat.

Mes të ftuarve do të mbajnë fjalën e nderit Komandanti i “Amerigo Vespucci”, kryeministri Edi Rama, CEO i RCS Sports & Events, Paolo Bellino, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Marina Ushtarake Italiane si dhe Ambasadori Italian në Shqipëri.

Tri etapat e nisjes së “Giro D’Italia” në Shqipëri

Itinerari, dita e parë më 9 maj 2025 – gjatësia 164 kilometra;

Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem-Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkuar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit, e më pas në Tiranë.

Lexo edhe :  Videot denigruese në TikTok/ Ndreu: Manipulim politik, më kanë nxjerrë duke u puthur me…

1800 metra disnivel në 164 kilometra deri në Tiranë me një GPM të kategorisë së dytë pas 70 km, 13,5 km me 5,2% mesatare, 11% maksimale. Cirkuiti final prej 22 km ka në mes një ngjitje të shkurtër, për t’u përsëritur dy herë para sprintit të mundshëm.

Itinerari, dita e dytë (kronometër), më datë 10 maj 2025 – gjatësia 13,7 kilometra;

Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi “Skënderbej”, në 13,7 kilometrat e garës do të përshkohen rrugët kryesore të qytetit dhe do të ketë gara me kronometër.Koha e ndërmjetme 8 km, një ngjitje e kategorisë së katërt prej 1,5 km me 6% pjerrësi. Gjysma e dytë në zbritje është e sheshtë deri në vijën e finishit, por do të nevojiten gjithashtu aftësi të mira drejtimi të mjetit.

Itinerari, dita e tretë më 11 maj 2025 – gjatësia 160 kilometra;

Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë.

Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë – Peshkëpi – Qafa e Dushkut – Brataj – Qafa e Shkallës – Porto Palermo – Himarë – Qafa e Vishës – Iliaz – Qafa e Llogorasë – Orikum dhe mbërritja po në Vlorë. 2700 metra disnivel në 160 kilometra me nisje dhe mbërritje nga Vlora dhe dy GPM. E para e kategorisë së katërt, e dyta në më pak se 40 km para zbritjes që çon në vijën e finishit./e.t

Të fundit

Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin...

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi Nobel është si një përrallë...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u arrestua pasi premtonte 500 euro...

Lajme të tjera

Web TV