Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një mesazh për të gjithë ata që kanë kaluar kohë të vështira.

Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm”, ka qenë mesazhi i Spiropalit për viktimat e dhunës seksuale, ndërsa shton se e mira do ta mposhtë të keqen dhe e vërteta do të triumfojë mbi heshtjen.

 

 

 

Spiropali shprehet se pasojat e luftërave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, pasi mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma për popullin, fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm.

“Sot, në 14 prill, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, mendimet tona shkojnë te 20 mijë gratë a vajzat, viktima të këtyre akteve çnjerëzore.

Por edhe te fëmijët, djemtë e burrat që e kanë vuajtur këtë dhunë po me kaq dhimbje, por në heshtje shurdhuese nga stigma e turpërimit dhe mospranimit shoqëror.

Pasojat e luftrave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, shtetërore apo etnike. Mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma për popullsinë civile, fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm, sepse zgjojnë instikte dhe inkurajojnë veprime barbare, mes tyre edhe dhunën seksuale.

Kam sot një mesazh për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë dhe zërat e guximshëm që janë bërë edhe zë i atyre që nuk munden: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm, sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen, e vërteta do të triumfojë mbi heshtjen, drejtësia do të sundojë mbi padrejtësitë, paqja do të largojë tmerret e luftës dhe liria do të fitojë mbi tiraninë.”, shprehet Spiropali./k.k

Të fundit

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Lajme të tjera

Web TV