Katy Perry dhe shoqet e saj kthehen në Tokë pas fluturimit të tyre me raketë në hapësirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej gjashtë grash, duke përfshirë këngëtaren Katy Perry dhe partneren e Jeff Bezos, Lori Sanchez, shijuan disa minuta pa gravitet gjatë një fluturimi suborbital në një raketë nga Blue Origin, kompania hapësinore e manjatit të Amazon.

Raketa New Shepard 18 metra e gjatë u lëshua nga baza e kompanisë në Teksas në orën 09:30 me orën lokale, ose 15:30 me orën shqiptare. Pak minuta më vonë ajo kaloi “Linjën Kármán”, kufiri zyrtar i Hapësirës në një lartësi prej 100 kilometrash.

Raketa arriti një shpejtësi sa trefishi i shpejtësisë së zërit përpara se të lëshonte kapsulën në një lartësi të madhe dhe të kthehej në mënyrë autonome pranë pikës nga e cila u nis. I gjithë ekskursioni zgjati vetëm 11 minuta.

Ky ishte fluturimi i parë në hapësirë ​​me një ekuipazh tërësisht femëror që nga viti 1963, kur kozmonautja sovjetike Valentina Tereshkova, gruaja e parë në hapësirë, u nis në një mision solo. Udhëtimi drejtohej nga gruaja e Jeff Bezos./E.S

Të fundit

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Lajme të tjera

Web TV